Një kamion është rrotulluar dhe ka dalë nga rruga, në hyrje të Lipjanit.
Në pamje shihet se kamioni ka dalë tërësisht jashtë korsisë ku po lëvizte, ndërsa disa persona e kontrollojnë automjetin.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.



