Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje.
Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore (dhjetor 2022 -janar 2023) në fshatin Mramor.
Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:
Rr.G. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F. G . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku gjashtë raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë se Kosovës.