Një aksident i ndodhur më 16 janar në Fushë Kosovë, doli të jetë fatal për një grua.
Që nga ajo kohë, viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, teksa dje raportohet të ketë ndërruar jetë.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Policia gjithashtu bën me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fushë Kosovë 16.01.2023 – 13:27. Më 28.01.2023 viktima femër kosovare e cila ka qenë në tretman mjekësor në QKUK si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.