Ka ndërruar jetë Sabit Islami, i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në Fushë-Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori.
Ai tha se i dyshuari ka arritur në QKUK me shenja jete. Sipas Govorit, i njëjti ka qenë i plagosur në bark.
Ndërkohë, dy gratë, nënë e bijë, që u plagosën sot në Fushë-Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.


