KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërcënohet me jetë Duda Balje: I dyshuari e ka pranuar fajin
Siguri

Kërcënohet me jetë Duda Balje: I dyshuari e ka pranuar fajin

Kosova News
Kosova News 21:25 -27/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja Duda Balje ka njoftuar të premten se është kërcënuar dhe shantazhuar nga një person me inicialet B.S.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se rastin e ka raportuar në polici më 16 janar të këtij viti.

“Me datë 16 janar 2023, unë kam raportuar një rast te organet policore dhe prokuroriale pasi që përmes telefonit jam kërcënuar për jetën time dhe të familjes time”, ka thënë Balje, duke shtuar se kërcënimi ka qenë serioz.

Sipas saj, kërcënimi është bërë me dashje të drejtpërdrejtë nga një person me përgjegjësi të plotë penale.

“Rrjedhimisht me datë 17 janar 2023 me kërkesë të prokurorisë, gjykata i ka caktuar të dyshuarit B.S masën e paraburgimit në kohëzgjatje fillestare prej 30 ditëve. Sipas informacioneve që unë kam si viktimë e rastit, i dyshuari ka pranuar në tërësi fajin për veprat penale që po gjykohet”, ka shtuar ajo.

Balje tutje është shprehur se nuk dëshiron të japë më shumë informacione lidhur me këtë rast, pasi që procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar.

“Dhe nuk dëshiroj të ndikoj në asnjë formë mbi rastin. Unë i besoj plotësisht organeve gjyqësore në shtetin e Kosovës dhe shpresoj që drejtësia do të thotë fjalën e vet meritore për këtë rast. Më lejoni të theksoj që unë gjithmonë do të jem armik i dhunës ndaj grave në cilëndo formë që mund të shfaqet ajo. Secila grua që ka qenë viktimë e dhunës në shtetin tonë, për mua është heroinë dhe mësim që ne duhet të nxjerrim si shtet”.

“Sa i përket rastit tim, ju konfirmoj që unë jam falënderuese për reagimin me kohë dhe korrekt të policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Megjithatë më duhet të shtoj se ky rast që më ka ndodhur mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo. Prandaj e shoh të rëndësishme që të gjithë ne të jemi unik kundër dhunës ndaj grave, në këtë betejë që është e secilit. Më lejoni të falënderoj sidomos mediat dhe portalet për korrektësinë që kanë treguar në rastin tim por edhe në rastet tjera të ngjashme”.

Deputetja po ashtu ka thënë se personi në fjalë është redicivist i shumëfishtë i veprave penale dhe i njëjti nuk qëndron shumicën e kohës në Kosovë.

“Për shkak të shumë pyetje që më jeni parashtruar lidhur me të dyshuarin B.S., duhet të them se bëhet fjalë për një person i cili është recidivist i shumëfishtë i vepra penale edhe përkundër faktit që ai shumicën e kohës nuk qëndron në Kosovë. Në gjykimin tim, B.S. është person me aftësi të mëdha manipuluese të cilat i shfrytëzon për përfitime të ndryshme, qoftë edhe për vëmendje të publikut”.

“Sipas vlerësimit tim, ky person në aspektin shkencor psikologjik është mjaft jostabil dhe për pasojë është shumë i rrezikshëm për viktimat që përzgjedh ai. Sidoqoftë unë dhe familja ime aktualisht kemi arritur të qetësohemi nga ky rast dhe po ndjehemi mjaft të sigurt në duart e institucioneve shtetërore”.

“Faleminderit të gjitha mediave, grave, vajzave, miqve, qytetarëve dhe familjes time për përkrahjen tuaj. Pasi që procesi gjyqësor është duke vazhduar, unë nuk do të prononcohem më lidhur me këtë rast në publik, por vetëm organeve prokuroriale dhe gjyqësore”.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

Kosova News 27/01/2023 27/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
09:41 -08/06/2026
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
09:39 -08/06/2026
Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?