KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmohet me armë zjarri një veturë e Policisë së Kosovës në veri të vendit
Siguri

Sulmohet me armë zjarri një veturë e Policisë së Kosovës në veri të vendit

Kosova News
Kosova News 19:40 -27/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, e cila ka qenë me detyrë zyrtare në lokacionin Banjskë – Izvor të komunës së Zveqanit.

Policia ka njoftuar se fatmirësisht nuk raportohet për zyrtarë policorë të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, përkatësisht në dritaren/xhamin e automjetit zyrtar nga ana e majtë e vozitësit, i cili dyshohet të ketë qenë edhe cak i sulmit me armë zjarri.

Lidhur me rastin janë ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore, përfshirë edhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, nga ku është konstatuar se vetura është goditur me një predhë të armës së zjarrit.

Njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distance prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast. Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur.

Automjeti i dyshuar i cili ka poseduar targa të dyshuara, të cilat dyshohet se nuk i përkasin të njëjtit automjet, është konfiskuar nga Policia e Kosovës për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore dhe të ekzaminimit.

Në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të sigurisë dhe rendit kushtetues të RKS-së.

Gjithashtu lexoni:

Plagoset një person në Prishtinë, raportohet si aksidentale

Prishtinë: Policia kërkon ndihmë për indentifikimin e një personi, dyshohet për grabitje

Policia ndalon një person në Prishtinë për falsifikim parash – sekuestron mjete dhe para të dyshuara

Nga sot partitë mund të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhje

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit

Kosova News 27/01/2023 27/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
70%
2 km/h
Thu
36 °C
Fri
34 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C

Lajmet e Fundit

Plagoset një person në Prishtinë, raportohet si aksidentale
10:30 -26/06/2025
Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025?
10:20 -26/06/2025
Prishtinë: Policia kërkon ndihmë për indentifikimin e një personi, dyshohet për grabitje
10:07 -26/06/2025
Policia ndalon një person në Prishtinë për falsifikim parash – sekuestron mjete dhe para të dyshuara
09:57 -26/06/2025
Mungesa e reshjeve, rrjedha e lumenjve në Kosovë nën mesatare
09:39 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?