KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Partitë konfirmojnë ftesën nga Ambasada amerikane për takimin e 31 janarit
Politikë

Partitë konfirmojnë ftesën nga Ambasada amerikane për takimin e 31 janarit

Kosova News
Kosova News 15:47 -26/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 31 janar, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë organizon diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ftesa është konfirmuar nga disa parti politike, por jo të gjitha kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Edhe nga Qeveria nuk kanë treguar nëse kryeministri Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për diskutim.

Ftesa e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, për pjesëmarrje në takimin ku do diskutohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka mbërritur në adresë të disa partive politike dhe shoqërisë civile.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e kontaktuar nga Radio Kosova e ka konfirmuar shkurt se e kanë pranuar një ftesë të tillë. Por, më pas nuk ka qenë e qasshme për të saktësuar nëse do të marrin pjesë në takim apo jo.

Pjesëmarrja në takim është konfirmuar nga PDK-ja, kryetari i së cilës Memli Krasniqi ka thënë se asnjëherë nuk i kanë refuzuar takimet me SHBA-në.

Edhe LDK-ja e ka konfirmuar se ka marrë ftesë për këtë takim. Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi, ka thënë për Radio Kosovën se për pjesëmarrjen në takim do të flasin më vonë. Ndërsa, nga AAK, nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Nga Qeveria nuk janë përgjigjur nëse kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në takim. Ndërsa, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 31 janarit. Në një intervistë për RTK-në, ajo ka thënë se është kundër çdo asociacioni një etnik.

“A do të thotë ky takim se Asociacioni veç do të nisë të zbatohet? Jo, nëse e shihni qëndrimin tim personal. Gjithnjë kam qenë kundër formimit të komunave një etnike. Shihni çfarë ndodhi në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku Republika Serbe ka bërë për gjithë këto vite që i gjithë procesi i Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës si një shtet të ndenjur. Dhe, sot, nga paramendimi, ne si Qeveri po bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë”, ka thënë ajo.

Pranimin e ftesave dhe konfirmimin e pjesëmarrjes në takimin e ambasadës së SHBA-së, e kanë konfirmuar për Radio Kosovën disa organizata të shoqërisë civile. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e vlerëson pozitive ftesën për takim e diskutim.

“Në këtë fazë nuk mund të paragjykojmë se cilat do të jenë veprimet e mëtutjeshme për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Por, i rëndësishëm është fakti se Ambasada e SHBA-së, ka ftuar përfaqësues nga shoqëria civile, qeveria dhe partitë politike, për të diskutuar për një temë që zgjon interes publik në Kosovë”, tha ai.

Së fundi është shtuar presioni i miqve ndërkombëtarë ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjithashtu lexoni:

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Kosova News 26/01/2023 26/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat
08:16 -08/06/2026
LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?