KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Aliu: Autostradat do të vazhdojnë të përmbyllen por fokusin e kemi te infrastruktura hekurudhore
Politikë

​Aliu: Autostradat do të vazhdojnë të përmbyllen por fokusin e kemi te infrastruktura hekurudhore

Kosova News
Kosova News 15:21 -22/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria e ka në fokus të madh infrastrukturën hekurudhore. Ai ka thënë se projekti Durrës-Prishtinë është një mundësi e mirë për Kosovën, por nuk ka dhënë shifra të kostos apo më shumë detaje, duke theksuar se këtë e përcakton studimi i fizibilitetit.

Pas mbledhjes së qeverisë, Aliu ka thënë se rrjeti hekurudhor ekzistues i Kosovës duhet të modernizohet.

“Orientimi i Qeverisë së Kosovës për një dekadë të themi ka qenë kryesisht tek autostradat, ato do të vazhdojnë të përmbyllen por tash do të kemi fokus të madh nga infrastruktura hekurudhore e cila do të sjell mundësi që të kemi transport të gjelbër dhe më të lehtë e më të përshtatshëm për vendin tonë, transport si të udhëtarëve sit ë mallrave. Por ky rrjet hekurudhor dhe ky lloj transporti nuk mund të jetë mjaftueshëm profitabil nëse Kosova nuk është e kyçur në korridore, këtë do ta mundësojmë përmes, meqenëse porti i Durrësit e ka projektin për zhvillimin e tij si në aspektin e transportit të udhëtarëve, si në fushën e transportit të mallrave, pra porti i Durrësit dhe porti i Romanos, kjo është një mundësi e mirë edhe për Republikën e Shqipërisë edhe për Republikën e Kosovës”, ka thënë Aliu

Ai ka thënë se me modernizimin e infrastrukturës hekurudhore ekzistuese, Porti i Thatë në Prishtinë, do të shërbejë për të gjithë rajonin.

“Porti i Thatë do të jetë në afërsi të Aeroportit të Prishtinës dhe ku ne do të kemi mundësi me ndërtuar një terminal ajror për mallra. Cila do të jetë kostoja, ku do të jenë lokacionet e këtyre, ne kemi pa disa opsione, kryesisht është përgjatë hekurudhës në zonën Fushë Kosovë – Obiliq, rreth e përqark zonës së KEK-ut, ku do të jetë saktë e tregon studimi i fizibilitetit përafërsisht do të jetë aty diku. Sa do të jetë kostoja e kësaj mbetët me e tregu studimi i fizibilitetit dhe projekti”, ka thënë ai.

Në mbledhjen e tetë më radhë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, është nënshkruar marrëveshje për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë./KP/

Gjithashtu lexoni:

Rrustemi: Vetëvendosje dëshiron t’i shmangë zgjedhjet

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

TAGGED: AUTOSTRADA, FOKUSI I QEVERISE, hekurudhat
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?