Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet për vjedhje të tavolinave.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 23:30, në rrugën “Tranziti i Ri”, në Prizren.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke vjedhur tavolina. Tavolinat janë gjetur në veturën të cilën i dyshuari e kishte në shfrytëzim. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


