KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci: Së shpejti do të akreditohet programi për gjuhën e shenjave
Arsim

Ministrja Nagavci: Së shpejti do të akreditohet programi për gjuhën e shenjave

Kosova News
Kosova News 08:39 -26/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit është në finalizim të akreditimit të programit për gjuhën e shenjave, ndërsa ka paraparë një vlerë prej 500 mijë eurosh për sintezën vokale në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, aktualisht tekstet shkollore e materialet mësimore për fëmijët me shikim të dëmtuar dhe ata të verbër, janë të qasshme vetëm në Qendrën Burimore në Pejë, por nuk janë të qasshme nëpër shkollat e tjera publike në vend.

Në Qendrën Burimore Prizren, janë punësuar tre interpretues të shenjave dhe pritet që shumë shpejt të finalizohet programi për gjuhën e shenjave.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se ky program së shpejti do të akreditohet, ndërsa theksoi se i kanë kushtuar vëmendje të veçantë qendrave burimore në vend.

“Me buxhetin e vitit 2023 është paraparë një vlerë prej 500 mijë euro për sintezën vokale në gjuhën shqipe, është një projekt i synuar kamotshëm, pasi ofron mundësi për personat e verbër që të kenë qasje jo vetëm në tekste e materialet mësimore, por në përgjithësi në burime të shkruara. Ministria e Arsimit është në finalizim të akreditimit të programit për gjuhën e shenjave”, tha ajo

Ndërkohë, Rinor Qehaja, nga Instituti “EdGuard”, ka theksuar se ofrimi i materialeve të nevojshme për nxënësit me shikim të dëmtuar ose të verbër, është obligim ligjor.

“Ligji për tekste shkollore ia bën të obligueshme Ministrisë së Arsimit që të hartojë tekste shkollore edhe për fëmijët me shikim të dëmtuar dhe çdo kategori tjetër të fëmijëve me nevoja të veçanta. Kjo është përgjegjësi institucionale, por ne duhet t’i thërrasim në përgjegjësi ata që kanë dështuar ta bëjnë këtë deri më sot. Shpresojmë shumë, që kjo të tejkalohet dhe iniciativa e vullneti i institucioneve të na kthehet me të vërtetë në tekste shkollore e materiale mësimore që janë të qasshme e të lexueshme për fëmijët me shikim të dëmtuar”, tha për Radio Kosovën, Qehaja.

Tekstet shkollore e materialet mësimore për fëmijët me shikim të dëmtuar dhe fëmijë të verbër, janë të qasshme vetëm në qendrën burimore në Pejë, por nuk janë të qasshme nëpër shkollat e tjera publike në vend.

Sipas legjislacionit në fuqi, në Kosovë shkollat dhe institucionet e tjera të trajnimit, duhet të respektojnë parimin e arsimit gjithëpërfshirës, duke akomoduar të gjithë fëmijët pa dallim nga kushtet e tyre fizike, intelektuale, sociale, gjuhësore ose të tjera dhe të ofrojnë mbështetje adekuate bazuar në nevojat individuale të nxënësve.

Gjithashtu lexoni:

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Kosova News 26/01/2023 26/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?