KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dikur e zhytur në borxhe e keqmenaxhim , sot “Hidroregjioni Jugor” operon me fitim, shpalljet ndërmarrja më e suksesshme në Kosovë
Ekonomi

Dikur e zhytur në borxhe e keqmenaxhim , sot “Hidroregjioni Jugor” operon me fitim, shpalljet ndërmarrja më e suksesshme në Kosovë

Kosova News
Kosova News 18:11 -25/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeshefi Ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor në Prizren, Zenel Zenelaj në një intervistë për SuharekaOnline ka treguar për sfidat, gjendjen në të cilën e ka gjetur institucionin, gjendjen aktuale dhe projektet të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2023.

Zenel Zenelaj ka treguar se duke parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohej kompania dhe punëtoret, vështirësitë financiare, borxhet e shumta për shkak të keq menaxhimit, ai u vendosi të kandidonte për postin e Kryeshefit Ekzekutiv në vitin 2020.

Po ashtu thotë se pas marrjes së detyrës në prill të vitit 2020 në fillim ka filluar menjëherë me analizimin e gjendjes aktuale të asaj kohe të ndërmarrjes, e ku sipas tij të gjeturat për fat jo të mirë ishin befasuese.

Zenelaj tregon se një ndërmarrje si Hidroregjioni Jugor që gjeneron të ardhura vjetore në vlerë mbi 5.5 milion euro, asaj kohe si pasojë e keqmenaxhimit kishte arritur të zhytet në borxh mbi 2.7 milion euro.

Tutje thekson që atë kohë vështirësi ka qenë edhe përgatitja e pagave për punëtorët, faturat e materialit dhe ndërmarrja nuk përmbushte planifikimet e parapara, duke shtuar se në teren kishte edhe reduktime të shumta të ujit si dhe shumë projekte të pa përmbyllura.

Po ashtu, ai thotë se nga keqmenaxhimi dhe rezultat i problemeve të tilla kishte humbur edhe besueshmëria e qytetarëve.

Zenel Zenelaj- Kryeshef Ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor në Prizren,

Kryeshefi i Hidrorgjionit Jugor në Prizren, Zenel Zenelaj  ka paraqitur edhe një tabelë në të cilën pasqyrohen borxhet që kishte gjetur në ndërmarrje.

Pasqyra e borxheve 2020

ObligimetngaKekut ->                             1,4 Milion Euro

Obligimetndaj ATK-se ->                          531,144.35 Euro

Obligimet ndaj furnitorëve dhe tjera ->   735,325 Euro

Gjithsej borxhi:                                               2,755.979  Euro

E si rezultat i këtyre borxheve, ai tregon se xhirollogaria e kompanisë ishte bllokuar.

Menjëherë pas marrjes së drejtimit të Kompanisë Zenelaj tregon se ka përpiluar një projekt afat shkurtër për tejkalimin e problemeve akute të ndërmarrjes, ku po ashtu edhe ka arritur të zhbllokoj xhirollogarinë dhe ka arritur marrëveshje për pagesën graduale të borxheve të papaguara.

“Kemi arritur një mobilizim të gjithë ndërmarrjes, në të gjitha komunat, ndalimin e keqpërdorimeve, rritje të llogari dhënies, kontrollit të shtuar të shpenzimeve hyrëse dhe dalëse, kontrollin e shtuar ndaj furnizuesve, menaxhimit të shpejtë të problemeve në teren, zvogëlimin e humbjeve të ujit, kemi arritur të përmbyllim shumë projekte, të zvogëlojmë reduktimet e ujit dhe të përmirësojmë ndjeshëm gjendjen e Kompanisë.” tha Zenelaj.

“Që nga marrja e detyrës së Kryeshfit Ekzekutiv kam kontakte të vazhdueshme me Ministren Rizvanolli dhe Qeverinë dhe ju jam mirënjohës për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të pa kursyer deri më tani.

Fal bashkëpunimit të mirë kemi arritur që së bashku të thithim shumë investime të huaja dhe të realizojmë projekte për kompaninë edhe me buxhetin e Kosovës. Gjatë vizitës së fundit të Ministres biseduam për të arriturat e deritanishme, gjendjen aktuale dhe projektet afatmesme dhe afatgjate të cilat i kemi planifikuar në bashkëpunim me Qeverinë dhe bankën botërore.

Ministrja na përgëzoi për të arriturat dhe gjendjen e Kompanisë, na dha përkrahje dhe mbështetje për të gjitha projektet që janë me prioritet dhe përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve. Në vitet në vazhdim na presin edhe shumë projekte të përbashkëta.” shtoi ai.

Zenelaj tregoi se deri më tani kanë arritur të paguajnë pothuajse të gjitha borxhet e trashëguara,

“Me KEK-un kemi arritur një marrëveshje 12 vjeçare, brenda 2 vite kemi kryer pages prej 330,880 .00 Euro. gjithashtu kemi shlyer të gjitha borxhet nga ATK-se dhe Operatoret Furnizues. Duke reduktuar humbjet e ujit dhe menaxhimin e shpejtë të problemeve në teren kemi rritur furnizimin, është rritur inkasimi dhe të ardhurat financiare të kompanisë gradualisht janë përmirësuar. Për suksese e të arritura jemi shpallur vitin e kaluar Ndërmarrja Publike më e suksesshme në Kosovë.

Pasqyra aktuale e Borxheve:

-Obligime ndaj ATK-së tani janë paguar (0 E)

– Borxhet ndaj furnizuesve është paguar dhe nuk kemi obligime ndaj furnitorëve (0 E)

-Me KEK-un kemi marrëveshje 12 veçare dhe deri më tani kemi arritur të paguam këstin mujor 10.064 ero, gjithsej  janë paguar  330,880.00 euro” ka thënë ai.

I pyetur se sa përqind janë realizuar investimet që janë paraparë nga kjo ndërmarrje në vitin 2022, Zenelaj tregon se edhe përkundër vështirësive ata po punojnë vazhdimisht që të ketë furnizim me ujë 24/7.

“Edhe për kundër arritjes së stabilitetit financiar, kompania ballafaqohet në vazhdimësi me probleme nga e kaluara, ne po punojmë që të rrisim besimin e qytetarëve dhe të sigurojmë furnizim me ujë 24/7. KRU “Hidroregjioni Jugor “ është ndërmarrje vet financuese. Nga mjetet vetanake janë realizuar 1,007. 00 Euro investime (131% ), tejkalim plani. Kemi realizuar edhe shumë projekte tjera në bashkëpunim me Bankën për Rindërtim (KFË), bankën Botërorë, Qeverinë dhe Komunat. Në vitin që lamë pas kemi tejkaluara investimet e parapara, kemi bërë rritje të pagave të punëtoreve 6%. Duke parë inflacionin e çmimeve në treg kemi ndarë për çdo punëtor në fundvit 100 Euro. Në të ardhmen e afërt planifikojmë përsëri rritje të pagave.  Si falënderim për punën e pa lodhshme te të gjithë punëtoreve kemi organizuar për herë të parë festen e fund vitit ku kemi ndarë mirënjohje për punëtoret e dalluar.” tha Zenelaj.

Zenel Zenelaj ka treguar se gjendja financiare e ndërmarrjes aktualisht është mbi një milion euro.

Po ashtu ai shprehet se qëllimi i tij është që në të ardhmen ndërmarrja Hidroregjioni Jugor të funksionoj pa probleme financiare, të ketë ujë cilësor dhe mos të ketë ndërprerje.

Ndër tjerash ai thotë se për vitin 2023 janë planifikuar projekte për Komunat: Prizrenit, Suharekës, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës.

“Pasqyra e aktiviteteve kryesore që kanë filluar dhe planifikohen të zhvillohen gjatë vitit 2023 janë:

Fillimi i zbatimit të projektit “Rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit për qytetin e Prizrenit”, ku do të zëvendësohen rreth 7.5km rrjet i kanalizimit në qytetin e Prizrenit, 4,300.000 Euro

Zbatimi i planit për pastrimin e rrjetit të kanalizimit në nivel regjional i cili do të mundësojë zbatimin e Nenit 17 “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit” i paraparë me rregulloren e ARRU-së,

Fillimi i implementimit të projektit për E-pagesave

Integrimi i shërbimeve për konsumatorë në E-Kosova.

Vazhdimi i hartimit të projektit detal zbatues dhe fillimi i ekzekutimit të punimeve sipas projektit studimor dhe investiv për furnizim me ujë të pijes për Prizrenin nga burimet Vërmica, Poslishti dhe Sozi – Nashec – 100,000.00 €.

Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rr. „Edit Durham“ – Prizren – 634,000.00 €.

Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rr; „Nëna Tereze“ – Prizren – 500,000.00 €

Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit dhe vendosja e pesetave dhe ujëmatësve jashtë pronës private në fshatin Zhur – Prizren – 700,000.00 €.

Rrjeti i ujësjellëst në zonën „Nënkalaja“ – Prizren – 185,000.00 €. 

Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në Rr. Xhavit Syla“-Suharekë, fshati Peqan – Suharekë – 201,000.00€, 

Kryeshefi Ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor në Prizren, Zenel Zenelaj ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e komunave: Prizren, Suharekë, Mamushë Dragash dhe Malishevë që të mos e keqpërdorin ujin dhe të lajmërojnë keqpërdorimet dhe lidhjet ilegale.

Në fund të inervistës, Zenelaj ka treguar se realizimi i investimeve bazuar në marrëveshjen e bashkëfinancimit në mes Komunës së Suharekës dhe KRU “ Hidroregjioni Jugor “ SH.A Prizren është realizuar 100%.

“Realizimi i investimeve bazuar në Marrëveshjen e Bashkëfinancimit  në mes Komunës së Suharekës dhe KRU “ Hidroregjioni Jugor “ SH.A Prizren është realizuar 100%,

 * Rruga Xhavit Syla , Rruga e Bajraktarëve  në Suharekë, fshati Peqan” ka përfunduar Zenelaj.

Gjithashtu lexoni:

Pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave

Rizvanolli: Kosova në asnjë moment nuk ka qenë në kolaps energjetik

Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, shpërndarja e dezinformata bëhet për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan

Hyn në funksion dhe njësia A3, Rizvanolli falënderon punonjësit dhe menaxhmentin për punën vetëmohuese

Kosova News 25/01/2023 25/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni me energji diellore ka krahët e një Boeing 747 dhe mund të fluturojë për një muaj pa ndalur
21:07 -23/06/2025
Pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave
20:44 -23/06/2025
Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë
20:40 -23/06/2025
Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës
20:38 -23/06/2025
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Administrata “Trump” po e parashikonte hakmarrjen nga Irani
20:35 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?