KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bogujevci në KE: Prioritetet e Kosovës – sundimi i ligjit, punësimi dhe mirëqenia sociale për të gjitha komunitetet
Siguri

Bogujevci në KE: Prioritetet e Kosovës – sundimi i ligjit, punësimi dhe mirëqenia sociale për të gjitha komunitetet

Kosova News
Kosova News 17:48 -25/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Asambleja Parlamentare e Këshillit të BE-së (PACE), në seancën e sotme, ka diskutuar për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, mori fjalën në këtë seancë.

“Kosova është vend demokratik dhe është i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e lirisë së mediave, në veçanti në lirinë e pakicave, të cilët ne i quajmë komunitete. Si shqiptarë, serbë, turq, boshnjakë, romë, egjiptianë,… dhe të gjithë qytetarët tanë pa dallime, kanë nevojë për një shtet ku ka sundim të ligjit, ka punë, mirëqenie sociale. Këto janë prioritetet tona”, tha Bogujevci, ndërsa foli edhe për rankimet e Kosovës nëpër indekse globale kundër korrupsionit.

“Kur Ukraina u përball me luftën e paprovokuar nga Federata Ruse, Kosova u rreshtua në linjë me vendet demokratike kundër këtij agresioni. Megjithatë, Kosova si shtet po përballet me veprime ilegale nga struktura kriminale në veri të vendit që po nxiten dhe po drejtohen nga presidenti Vuçiq. Serbia nuk u distancua kurrë nga gjenocidi i Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave tjera, dhe vazhdon ta koordinojë politikën e jashtme me Rusinë dhe të armatoset nga Rusia. Serbia jo vetëm që nuk dënoi dhe vendosi sanksione ndaj Rusisë, por është shumë shqetësuese të shohësh pjesëtarë të Wagnerit në mes të Evropës, që janë shfaqur edhe në veri të Kosovës duke hyrë nga Serbia. Është e dukshme që Serbia vazhdimisht tenton ta destabilizojë veriun e Kosovës. Këtë po e bëjnë sepse po tentojnë të largohen nga dialogu politik me Kosovën, nga normalizimi i plotë i raporteve përmes marrëveshjes finale ndërkombëtare dhe ligjërisht obliguese për njohje reciproke. Respektimi i ligjit dhe luftimi i krimit të organizuar nuk duhet të ketë alternativë, dhe nuk është i drejtuar ndaj etnive, por ndaj veprimeve”, tha ajo.

Edhe Turqia i doli në krah Kosovës, duke u shprehur kundër sulmeve të dhunshme ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit. 

Deputeti ukrainas: Ukraina shumë shpejt do ta njeh Kosovën

Gjithashtu lexoni:

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Kosova News 25/01/2023 25/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat
08:16 -08/06/2026
LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?