KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti ukrainas: Ukraina shumë shpejt do ta njeh Kosovën
Politikë

Deputeti ukrainas: Ukraina shumë shpejt do ta njeh Kosovën

Kosova News
Kosova News 17:16 -25/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Evropës (KiE), Oleksiy Goncharenko, thotë se Ukraina së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, është në interesin e të gjitha vendeve, edhe të Serbisë, që ta pranojnë Kosovën si shtet i pavarur.

Në KiE ku u diskutua për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai tha se Kosova duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës si dhe e Bashkimit Evropian.

“Së pari dua t’u drejtohem të gjithë kolegëve, atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ukraina, vendi im është njëri prej tyre, unë dërgova projektligjin në Parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse ky është realiteti dhe ne duhet t’i emërtojmë gjërat si janë. Ky është një shtet i pavarur, tashmë ka ndodhur. Dhe është në interesin e të gjithëve në këtë kontinent për të pranuar realitetin dhe për të ecur përpara, dhe unë dua t’u drejtohem serbëve tani, dhe Serbisë, dhe të them se është në interesin më të mirë të Serbisë ta bëjë këtë”, tha ai.

Lexoni edhe këtë:

Përfaqësuesi britanik në KE: Anëtarësimi i Kosovës s’duhet të mbahet peng i dialogut

Ai tha Serbia nuk duhet të përpiqet të kthejë prapa diçka që e ka humbur.

“Gjermania pas luftës së pare botërore ishte plot me përçarje, ata pranuan katastrofën e luftës së dytë botërore, pas luftës së dytë botërore Gjermania e pranoi realitetin… dhe u bë një vend i begatë, i mrekullueshëm me gjermanë të lumtur në shtetet e tjera dhe gjermanët e lumtur brenda vetë Gjermanisë. Serbia duhet të veprojë absolutisht të njëjtën mënyrë për të ndërtuar një vend normal, për të shkuar drejt Evropës, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, dhe të mos përpiqen të marrin mbrapsht diçka që mendojnë se e kanë humbur, edhe nëse madje mendojnë se e kanë humbur, e kanë humbur përgjithmonë. Dhe tani është koha vetëm për ta pranuar këtë, dhe për të ecur përpara dhe për të mos u dhënë mundësi vendeve si Rusia, si ariu rus, ndonjë tigër tjetër apo dikush tjetër që të përdorin këtë ndarje brenda Evropës, duke u përpjekur të bëjnë thirrje duke u përpjekur të shkaktojnë gjakderdhje, duke u përpjekur për t’i bërë probleme botës së lirë”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta

Kosova News 25/01/2023 25/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?