KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për Shqipërinë 1 milion, për Kosovën veç 1 mijë e 600 euro të rrogës – Miliarderi Pacolli u kërkon para qytetarëve për dëmet nga vërshimet në komunat e prekura
Politikë

Për Shqipërinë 1 milion, për Kosovën veç 1 mijë e 600 euro të rrogës – Miliarderi Pacolli u kërkon para qytetarëve për dëmet nga vërshimet në komunat e prekura

Kosova News
Kosova News 18:31 -24/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vërshimet e fundit që e goditën vendin tonë gjatë javës së kaluar, kanë lënë pasoja të rënda në Komunat e Skënderajt, Mitrovicës dhe Klinës.

Sipas institucioneve përgjegjëse, vërshimet në Skënderaj kanë shkaktuar dëme rreth 15 milionë, në Mitrovicë mbi 13 milionë dhe në Klinë mbi 9 milionë euro.

Përkundër se dëmet që kanë paralizuar jetën e qytetarëve në zonat e prekura kalojnë miliona euro, deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe njëri nga personat më të pasur të vendit, Behgjet Pacolli, ka thënë se pagën e tij të deputetit që është mesatarisht vetëm 1 mijë e 600 euro, do ta japë për të dëmtuarit nga vërshimet, transmeton KosovaNews.

Përveç kësaj, Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar njerëzit  vullnetmirë dhe miqtë e tij të biznesit që të kontribuojnë në Fondacionin “Behgjet Pacolli” për t’i ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet.

Ndërkaq, një situatë e tillë e rëndë e kishte goditur edhe shtetin e Shqipërisë në tërmetin e vitit 2019.

Në të njëjtën mënyrë ishin shkatërruar shtëpitë, rrugët, bizneset dhe vendbanimet duke shkaktuar kështu dëme në vlerë prej miliona eurosh.

Në këtë rast, ndryshe nga rasti i Kosovës, Behgjet Pacolli në atëkohë si ministër në detyrë i punëve të Jashtme të Kosovës, i kishte dhuruar Shqipërisë 1 milion euro nga buxheti i tij familjar si ndihmë për zonat e prekura.

Ky donacion sipas Pacollit në atë kohë kishte shkuar për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti

”Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kosova News 24/01/2023 24/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?