KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mungon njëri i akuzuar, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj dy zyrtarëve komunal të Fushë-Kosovës
Siguri

Mungon njëri i akuzuar, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj dy zyrtarëve komunal të Fushë-Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:59 -23/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mungesë të të akuzuarit Bejtullah Shala ka dështuar të mbahet seanca e së hënës, ku i njëjti së bashku me Latif Ibrahimin akuzohen se si zyrtarë të gjendjes civile në Komunën e Fushë-Kosovës kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Në lidhje me mungesën e të akuzuarit Shala, mbrojtësi i tij, me autorizim zëvendësues avokati Asdren Mekaj ka njoftuar gjykatën se bazuar në një raport mjekësor i njëjti për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm.

Përkundër mungesës së tij, të pranishëm ishin i akuzuari Ibrahimi dhe prokurorja e shtetit Merrushe Llugiqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur me 12 nëntor 2021, të akuzuarit Ibrahimi dhe Shala janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Në këto rrethana, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance, e njëjta është shtyrë, ndërsa e radhës pritet të mbahet më 8 shkurt të vitit 2023.
Sipas aktakuzës së ngritur më 15 janar 2019, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Latif Ibrahimi dhe Bejtullah Shala po akuzohen se në cilësinë e zyrtarëve të Gjendjes Civile në Komunën e Fushë Kosovës, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës.

Siç thuhet në aktin akuzues, të akuzuarit pa i përfillur procedurat e fitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe pa pasur vendim mbi fitimin e shtetësisë, në mënyrë të kundërligjshme, i kanë regjistruar personat në regjistrat e gjendjes civile.

Me këtë, ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par.1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Gjithashtu lexoni:

Policia arreston tre persona të dyshimtë në Podujevë e Prishtinë, sekuestrohen sasi të ndryshme të narkotikëve

Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar

Katër raste dhune ndaj grave raportohen në disa komuna – Dy të dyshuar ende në kërkim

Sulm në Drenas, arrestohen tre persona

74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

Kosova News 23/01/2023 23/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Milani po e rindërton mesfushën, në negociata me tre top mesfushorë
13:04 -25/06/2025
Rritet numri i ‘super të pasurve’, Gjermania futet në ‘top 3’ vendet në nivel global
12:47 -25/06/2025
Irani ‘shumë më larg një arme bërthamore’ pas sulmeve amerikane – thotë Rubio
12:27 -25/06/2025
Armëpushim në Lindjen e Mesme, MPJD: Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi çdo kërkese nga qytetarët tanë në Izrael
12:21 -25/06/2025
Haxhiu për emrin e kryeparlamentarit: Ndoshta në votim të fshehtë VV-ja do të ketë një qëndrim tjetër
12:16 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?