KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qerkini i zhgënjyer me deputetët: S’kemi rrymë në zyre, po vonohet Projektligji i ri për Persona të Zhdukur
Siguri

Qerkini i zhgënjyer me deputetët: S’kemi rrymë në zyre, po vonohet Projektligji i ri për Persona të Zhdukur

Kosova News
Kosova News 12:03 -23/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini, ka adresuar një varg kritikash ndaj Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Arsyeja e kritikave ishte mungesa e implementimit të Projektligjit të ri për Persona të Zhdukur, për të cilin tha se është punuar nga ish-kryeministri Ramush Hararinaj.

Qerkini tha se shumë gjera që janë premtuar nga ky Komision nuk u janë realizuar. Ai foli edhe për mungesën e rrymës në zyrat e kësaj shoqate.

“Qendra Burimore e ka atë drejtim që t’i bashkojë të gjithë ata që kanë dhimtë nga pasojat e luftës në Kosovë. Qendra burimore ka pasur takime me familjarë, me ambasada, edhe ju keni qenë pjesë e takimeve. Komisioni qeveritar ka marrë pjesë, shumë gjëra na keni premtuar dhe nuk na keni realizuar. Pse nuk po dini ju ta sillni projektligjin që sa vjet”, tha ai.

“Qe tre muaj jemi duke mundu me vendos rrymën ne zyrën e ndarë nga Përparim Rama, që tre muaj nuk kanë ardhë më rregullu rrymën”, tha ai.

Para deputetëve ai ka shprehur kritikat e tij ndaj institucioneve, duke thënë se tash e katër muaj po punojnë pa asnjë donacion.

Qerkini ka thënë se shumë nga kërkesat e tyre ishin premtuar se do të realizohen, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Neve çdo ditë po na shkelen të drejtat e njeriut. Qe 20 vjet, a thua e kanë njohur jurispodencën, a thua nuk e dinë ABC? A thua nuk po ditkan asgjë që ta sjellin një Ligj për personat e zhdukur. Qendra Burimore do të punojë dhe nuk do të ndalet edhe pse qe katër muaj nuk kemi asnjë donacion”, ka thënë ai.

Ai ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të ketë takim në “Lagjen e Boshnjakëve” mes serbëve dhe shqiptarëve, raporton eo.

“Muajin e ardhshëm do të këtë një takim në “Lagjen e Boshnjakëve” ku do të takohen shqiptaret dhe serbët dhe do të kërkojmë nga prokuroria pse nuk është duke i kryer punët e veta, po na pengojnë serbët më shku në veri. Do t’ju shkojmë rendë zyrave për procesin e personave të pagjetur. Kryesorja është që të mbështetemi nga shteti” tha ai.

Deputetja e VV-së, Labinote Demi-Murtezi, tha se ka marrë zotime nga udhëheqësi i Komisionit Qeveritar, Andin Hoti, se hartimi i draftligjit është në proces e sipër.

“Qeveria tash ka edhe Komisioni që udhëhiqet nga Andin Hoti. Ne kemi pasur në këtë Komision edhe Andin Hotin dhe ai ka thënë se është në proces të hartimit draftligjit dhe në të do të përfshihen edhe kërkesat e shoqatës. Ju jeni dhembja që e bashkëndjejmë në vazhdimësi” tha ajo.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se deri më tani si komision nuk kanë kanë pranuar ndonjë nismë për ligjin e ri për personat e pa gjetur.

“Ligj të ri nuk na ka sjellë Qeveria, një ligj është në fuqi ende dhe mendoj që është mirë që ta bëni një listë se si duhet ti qasemi ligjit të ri. Në si komision nuk kemi ndonjë dokument që shteti ka nis punën për një të tillë” tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Kosova News 23/01/2023 23/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Trump: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse e ndihmojnë Iranin
19:31 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?