Policia e Kosovës ka njoftuar për një shembull të mirë të një qytetari në Prishtinë, , i cili ka gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të parave, të cilat mandej thuhet se i ka dorëzuar dhe ato i janë kthyer pronarit.
“Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen. Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit:, thuhet në njoftimin e policisë.
Duke çmuar këtë gjest human, Policia e Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me organet e rendit.



