Një person ka vdekur në Prizren si pasojë e një vetaksidenti të dielën.
Raportohet se një shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime trupore ndërsa pasagjeri ka vdekur.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e sotëm.


