Policia e Kosovës njofton se të dielën është arrestuar një person në Mitrovicë pasi dyshohet se i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.
Më vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Mitrovicë 22.01.2023 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi qe një kohë të gjatë ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të policisë.


