KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Me kabinetin qeveritar diskutuam planin zhvillimor të arsimit, shkencës dhe inovacionit
Arsim

Nagavci: Me kabinetin qeveritar diskutuam planin zhvillimor të arsimit, shkencës dhe inovacionit

Kosova News
Kosova News 22:02 -22/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se me kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvëndëskryeministrat, Bislimi, Gërvalla e Rexhepi, ministra, zëvendësministra dhe kolegë nga kabinetet kanë diskutuar për planin zhvillimor të arsimit, shkencës dhe inovacionit në vitet e ardhshme, duke u bazuar në cilësi, qasje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënie.

Nagvavci, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka paraqitur vizionin, misionin, qëllimet, rezultatet e synuara, politikat kyçe, plotwsimin e ligjeve, gjithëpërfshirjen, digjitalizimin, programin për shkencë etj.

Sipas saj, sfidat s’do të jenë të pakta, por do t’i tejkalojmë përmes realizimit të planit për përshpejtim të procedurave administrative, komunikimit më efikas, zbatimit të politikave qendrore e plotësimit të vendeve të lira të punës.

“Jam e bindur se do të përballemi me sukses me sfidat e do të realizojmë rezultatet e synuara, sepse arsimi është pika ku duhet dhe do të jemi bashkë, tha ndër të tjera ministrja Nagavci.

Shkrimi i plotë i ministres Nagavci

Arsimi mundësi dhe burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës

Me Kryeminstrin e Kosovës Albin Kurti, zëvëndëskryeministrat, Bislimi, Gërvalla e Rexhepi, ministra, zëvendësministra dhe kolegë nga kabinetet tona diskutuam për planin zhvillimor të arsimit, shkencës dhe inovacionit në vitet e ardhshme, duke u bazuar në cilësi, qasje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënie.

Vizioni:

 Kosova, shoqëri konkurrente e dijes, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët për t’i kontribuar zhvillimit socio-ekonomik.

Misioni:

Zhvillimi i arsimit, shkencës dhe inovacionit duke u bazuar në cilësi, qasje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënie.

Qëllimet strategjike:

Arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar;

Harmonizim i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës;

Menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet;

Arsim i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombetare;

Përmirësim i mjedisit për kërkime dhe inovacion.

Rezultatet që synojmë të arrijmë gjatë vitit 2023:

Miratojmë politikat kyçe që çojnë përpara qëllimet tona strategjike:

Finalizojmë plotësim-ndryshimin e 4 ligjeve:

Ligji për kërkime Shkencore dhe Inovacion,

Ligji për inspektoratin e Arsimit,

Ligji për maturën shtetërore dhe

Ligji për profesionet e rregulluara;

 Kompletojmë dhe përmirësojmë legjislacionin sekondar;

Gjithëpërfshirja:

Edukimi në fëmijërinë e hershme: përmirësimi i infrastrukturës fizike: ndërtimi i çerdheve, adaptimi i hapësirave ekzistuese, Finalizimi i kurrikulës së re për EFH;

•Kualifikimi dhe punësimi i 300 asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta.

•Sinteza Vokale dhe Rishikimi i Teksteve Shkollore;

 Digjitalizimi:

Përmirësojmë infrastrukturën digjitale në imstitucionet edukativo arsimore

Punësojmë 30 koordinatorë për Teknologji dhe Digjitalizim në shkolla.

Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës:

Finalizojmë Kornizën Kurrikulare për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe kurrikulat që do të ofrohen përmes arsimit dual;

Rrisim numrin e profileve të ofruara në arsimin dual;

Themelojmë 11 qendrave të karrierës në nivel të shkollave profesionale 

Kualifikojmë këshilltarët e karrierës.

Menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit:

Përmirësojmë infrastrukturën ligjore

Rrisim resurset dhe efikasitetin e Inspektoratit të arsimit ;

Miratojmë UA për sistemin e menaxhimit në nivel të shkollave dhe të qeverisjes së tyre;

Arsimi i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombëtare:

Funksionalizojmë infrastrukturën për antiplagjiaturë;

Lansojmë Sistemin Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore (KRIS)

Finalizojmë infrastrukturën ligjore dhe zhvillimin e metodologjisë për financimin në bazë të performancës të IAL;

Përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion:

Miratojmë Programin Kombëtar të Shkencës;

Rruga e hartës për përfshirje në European Innovation Scoreboard.

Sfidat s’do të jenë të pakta, por do t’i tejkalojmë përmes realizimit të planit për përshpejtim të procedurave administrative, komunikimit më efikas, zbatimit të politikave qendrore e plotësimit të vendeve të lira të punës.

Jam e bindur se do të përballemi me sukses me sfidat e do të realizojmë rezultatet e synuara, sepse arsimi është pika ku duhet dhe do të jemi bashkë.

Gjithashtu lexoni:

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Kosova News 22/01/2023 22/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?