KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Weber: Fshehtësia e dialogut, burim i krizave
Politikë

Weber: Fshehtësia e dialogut, burim i krizave

Kosova News
Kosova News 09:50 -21/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mosdhënia e detajeve nga takimet e ndërmjetësuesve perëndimorë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, janë sinjal se ende ekziston bllokada në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo weber.

Të premten, më 20 janar, Prishtinën dhe Beogradin e vizitoi i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Francës, Emmanuel Bonne, i dërguari i Gjermanisë, Jens Plotner dhe këshilltari i Qeverisë italiane, Francesco Talo.

Temë e diskutimeve ishte propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin ndërmjetësuesit nga Perëndimi theksuan se kanë pritur nga Prishtina më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi. Ndërkaq në Beograd, sipas tyre, kanë vënë re një “qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për vendime të vështira”.

weber konsideron që problemi në këto bisedime është se ato po mbahen prapa dyerve të mbyllura, ndërkohë që “edhe më tej ka rezistencë në tentimin për të arritur përparim lidhur me propozimin e BE-së ose të ashtuquajturit propozim gjermano-francez”.

“Përderisa është e paqartë dhe jopublike prapavija e kësaj qasjeje, është vështirë të vlerësohet se a ekziston vërtetë ndonjë dinamikë, ndonjë plan që shërbehet me disa afate që janë me kontekst të caktuar dhe të rëndësishëm ndërkombëtar apo e gjithë kjo është vetëm përpjekje për t’i ofruar palët, në mënyrë që të arrihet deri te një përparim i shpejtë”, ka thënë Weber për REL.

Ai gjithashtu shpreh mendimin se shprehja “kompromis”, që përdoret nga ana e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, në kontekstin e mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është “tejet e rrezikshme”.

“Kjo ka qenë pika kryesore e Vuçiqit dhe e regjimit serb në bisedimet rreth propozimit për shkëmbimin e territoreve”.

Ai nuk i përjashton krizat eventuale në veri të Kosovës, përderisa, siç tha ai, nuk publikohen marrëveshjet dhe të mos u lihet palëve mundësia që t’i interpretojnë ndryshe-ndryshe./REL

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 21/01/2023 21/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?