KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian
Politikë

​Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian

Kosova News
Kosova News 18:25 -21/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në prag të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, kryeministri Albin Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e këtij komuniteti.

Duke i falënderuar për kontributin shumë të vlefshëm në ndërtimin e Kosovës, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për gatishmërinë e përfaqësuesve të komunitetit për të vazhduar bashkëpunimin me Zyrën e Kryeministrit.

Kurti theksoi se Zyra për Çështje të Komuniteteve ka 1 milion e gjysmë euro fonde për komunitete dhe se gjatë verës do të hapet një thirrje tjetër për aftësimin dhe punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve.

Si hap të rëndësishëm për realizimin e kuotës për punësim në institucione, siç e parasheh ligji, ai veçoi miratimin e vendimit për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Kurti potencoi nismat e tjera që do të ndikojnë në punësimin e komunitetit egjiptian, siç janë bursat për 100 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për studime në Fakultetin e Edukimit.

“Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka ndarë edhe 500 bursa për studentë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në drejtime të tjera të studimeve, pra përveç edukimit”, tha ai.

Në tryezën e përbashkët morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deputeti i Kuvendit Fridon Lala, këshilltarja e kryeministrit Elizabeth Gowning, përfaqësues politikë, përfaqësues të institucioneve e të shoqërisë civile si dhe shërbyes civilë./kp/

Gjithashtu lexoni:

Rrustemi: Vetëvendosje dëshiron t’i shmangë zgjedhjet

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

TAGGED: bashkepunimi., komunitetet, Kurti
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?