Lëngu i karotës është preparat mjekues, të cilin mund ta përdorim te shumë sëmundje, apo si biostimulues parandalues i organizmit, edhe atë te: Anemia – të pihen 3 dl çdo ditë, si dhe të përdoren gjellë me karota, sikur që janë supat, sallatat, pureja… Arterioskleroza – gjatë ditës të pihen 1,5 l lëng karote edhe atë gjatë tërë ditës, në gllënjka. Sëmundjet e mëlçisë – të pihet lëngu i freskët i karotës, tri herë në ditë nga gjysmë dcl.
Kundër skrajave – fëmijëve u jepen 2 dl lëng karotash në ditë, apo karota e gërryer me mollë të gërryer. Sëmundjet e zorrëve – puna e dobët e zorrëve, katari, fryrja, diarreja, helmimi me ushqim – duhet të përdoret lëngu i karotave, si njëri ndër ilaçet më efikase. Ulcera në lukth dhe zorrë dymbëdhjetëgishtore – në të esëll merret 1 dl lëng çdo ditë, gjë që parandalon krijimin e sasisë së tepërt të lëngut të lukthit, duke larguar ndikimin e tij në lukth. Reuma – duke pirë çdo ditë nga 3 dl lëng karotash, nga organizmi largohen toksinat që e përshpejtojnë paraqitjen e reumës dhe gihtit.