Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës, të enjten e 19 janarit.
Situata është përkeqësuar në disa komuna, përfshirë, Skenderajn, Drenasin, Pejën, Klinën e Mitrovicën.
Në këto komuna janë vërshuar zona të banimit, toka bujqësore e rrugë.
Fotografitë tregojnë gjendjen aktuale në këto komuna.
Me reshjet që janë duke vazhduar, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar vërshime edhe gjatë ditëve në vijim.
“Situata e vështirësuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje”, njoftoj instituti të enjten.









