Policia e Kosovës njofton se është gjetur në Mitrovicë automjeti-kombi me mjete pune i vjedhur dje në Prizren.
Me datë 18 Janar 2023, viktima nga fshati Shpenadi , KK Prizren ka raportuar në polici së në orët e hershme të mëngjesit i është vjedhur automjeti-kombi Ëv Crafter me mjete punë në të, vlera e automjetit me gjithë mjete të punës , nga ankuesi vlerësohet të jetë 30.000 (tridhjetë mijë) euro.
Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet.
Më vonë pas dite, të njëjtën ditë në bashkëpunim me qytetar, automjeti-kombi i vjedhur në Prizren është gjet në Mitrovicë.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe kombi është sekuestruar, automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë do t’i kthehet pronarit.


