Shoferi i Postës inskenoi grabitjen e rreth 5 mijë eurove në Pejë, arrestohet nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar shoferin e Postës, i cili ditë më parë kishte raportuar se i janë grabitur nga persona të maskuar e armatosur një shumë e konsiderueshme e parave.
Në njoftimin e Policisë jepen detaje kronologjike të rastit.
Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 17.01.2023, rreth orёs 19:50, ёshtё informuar se ka ndodhur njё rast “Grabitje” nё fshatin Raushiq-Pejё.
Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, aty nga viktima jemi informuar se deri sa ishte duke dёrguar postё nё njё lokacion, papritmas ёshtё ndaluar nga katёr(4) persona tё maskuar dhe tё armatosur tё njëjtit e kanё nxjerrё me dhunё nga vetura duke i marrë para nё shumё prej katёrmijё e treqind e tetёdhjetё e shtatё euro e shtatёdhjetё e tetё cent (4387.78), para tё postes private dhe gjashtёqind e dyzet e tre (643) euro, para personale.
Gjatё intervistimit tё viktimёs nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime dhe një pune hetimore, bazuar në provat e mbledhura, Policia e Kosovës njofton se kanë argumentuar se viktima/tani i dyshuari ka inskenuar rastin e grabitjes.
“Nё deklaratën e dhënë me shkrim, i njëjti ka pranuar veprën, rastin e grabitjes e ka inskenuar për shkak se, me herët i ka harxhuar parat. Nga i dyshuari janё sekuestruar njё mijё e njёqind e dyzet e pesё (1145) euro”, thuhet në njoftim.
Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё ndalim policor prej 48-orёsh, pёr veprёn penale “Lajmёrim apo kallёzim i rremё”.


