KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berishaj i hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj tij, i quan tendencioze dhe të pabaza
Politikë

Berishaj i hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj tij, i quan tendencioze dhe të pabaza

Kosova News
Kosova News 18:13 -18/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka dalë me një deklaratë publike pas akuzave që janë bërë ndaj tij. Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i quajtur tendencioze dhe të pabaza. Ai ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj gazetarit Vitomir Petroviq dhe se lënda është në proces.

“Nisur nga pretendimet dhe akuzat e pabaza që janë prezantuar nga disa media në Kosovë, jam i shtyrë që të dal publikisht me këtë deklaratë për qëllim të informimit të saktë të opinionit publik. Që në fillim dua t’ju informoj se nuk jam as pronar dhe as aksionar i asnjë ndërmarrjeje në Republikën e Kosovës, as në Republikën e Malit të Zi, as në rajon, dhe askund tjetër në botë”, ka thënë Berishaj.

Berishaj thotë se pretendimi se ai ka fshehur apo deklaruar rrejshëm pasurinë, nuk qëndron dhe është i pavërtetë.

“Sa i përket firmës Zaslon L.C.C. dhe Myloja sh.p.k., nuk janë në pronësinë time dhe për këtë e kam njoftuar edhe Agjencionin Antikorrupsion të Republikës së Kosovës në email zyrtar me datën 5 korrik 2022”.

Ndërsa për dy kompanitë tjera, MB consulting d.o.o. në Mal të Zi, dhe MB consulting sh.p.k. në Kosovë, ai ka bërë sqarimin si vijon:

“MB consulting d.o.o. në Mal të Zi nuk nuk ka pasur qarkullim që nga viti 2020 dhe mbyllja e saj fizike sipas organeve të Malit të Zi, pas kërkesës sime për mbyllje, ka qenë çështje ditësh, dhe meqenëse bëhet fjalë për një kompani që nuk ka pasur aktivitet që nga vitit 2020 dhe ka qenë në proces të mbylljes, nuk ka pasur arsye të deklarohet si pronë”, ka thënë ai.

“MB consulting d.o.o. si person juridik ka pranuar të hyra në periudhën 2017-2020, dhe të gjitha transaksionet janë bërë në mënyrë transparente përmes llogarisë bankare, dhe janë paguar të gjitha tatimet sipas legjislacionit në fuqi. Në lidhje me pretendimet e ngritura, Prokuroria atje ka zhvilluar hetimet, dhe ka mbyllur rastin sepse nuk ka gjetur asgjë nga pretendimet. Prandaj, akuza se jam nën hetime në Mal të Zi është e pavërtetë, sepse kjo është një çështje e mbyllur tashmë.

“Pas shpifjes që është bërë ndaj meje me datën 21 prill 2022 nga Vitomir Petroviq në Planet TV, i cili po citohet nga mediat tona, kam bërë padi në Gjykatën e Qarkut në Lubjanë dhe lënda është në proces gjyqësor”, shprehet ambasadori.

Tutje ai ka vazhduar të sqarohet edhe në lidhje me MB consulting sh.p.k.

“Në këtë kompani, person juridik sipas legjislacionit në Kosovë, kam qenë aksionar deri me datën 13 tetor 2021, kur edhe kam bërë bartjen e të gjitha aksioneve të mia tek pala e tretë, përmes Kontratës për Dhurim. Prandaj në datën e deklarimit të pasurisë me 13 janar 2022 (tre muaj pas heqjes dorë nga pronësia), unë nuk kam qenë aksionar në këtë kompani, dhe nuk kam pasur se si ta deklaroj si pronë timen”.

“Ndërsa sa i përket deklarimit dhe pagesës së tatimeve, kompania MB consulting sh.p.k. ka deklaruar të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi, në Adminsitratën Tatimore të Kosovës. Pagesa e një pjese të detyrimeve është bërë nga kompania që është person juridik, kurse pjesa tjetër vazhdon të paguhen nga kompania që tash është në pronësi të tjetërkujt. Kushdo që kupton nga kontabiliteti, e din që borxhi tatimor nuk ka fare të bëjë me shmangie tatimore, gjë për të cilën po shpifet kundër meje. Prandaj edhe kjo e pavërtetë bie në ujë, sepse asnjëherë nuk ka pasur shmangje tatimore, por bëhet fjalë për borxh tatimor, i cili është deklaruar nga vetë ndërmarrja, dhe vazhdon të paguhet”.

“Dhe për fund, akuza e insinuata se gjoja kompania GEN-I qenka ndërmarrje serbe, është tërësisht e pavërtetë gjithashtu. Ndërmarrja GEN-I, trgovanje in prodaja električne energije, d.o.o. Krško, Slloveni, është kompani me të cilën kam pasur marrëdhënie kontraktuale si këshilltar në kohën kur nuk isha as shtetas i Republikës së Kosovës. Kjo kompani është kompani sllovene e cila për themelues ka kompaninë GEN ENERGIJA d.o.o. e cila është në pronësi të plotë të Republikës së Sllovenisë, dhe ka filiale nëpër shumë shtete në rajon, ngjashëm sikurse ka ta zëmë edhe NLB Banka, e cila përveç filalave në Slloveni, ka degë edhe në Prishtinë, Shkup, Beograd, etj.”, thotë Berishaj në reagimin e tij.

Sipas tij, pretendimi se GEN-I është kompani serbe, është gënjeshtër e pastër, që për qëllim ka mjegullimin e opinionit publik, dhe krijimin e situatave të paqena, me synimin e vetëm, sulmin dhe denigrimin e karakterit tim.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, ky është rezultati final

Kosova News 18/01/2023 18/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?