Policia e Kosovës ka arrestuar në mbrëmjen e të martës në pikën kufitare Qafë Morinë një shtetas të Shqipërisë, tek i cili u gjet një pistoletë dhe dy karikatorë me nga 14 fishekë.
I dyshuari kishte pistoletën në brez.
Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“PKK. Qafë Morinë 17.01.2023 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë tek i cili njësiti policor gjatë kontrollit në brez i ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë me nga 14 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës.


