KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bëhet gati një draft i statutit për Asociacionin
Politikë

Bëhet gati një draft i statutit për Asociacionin

Kosova News
Kosova News 19:26 -16/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar hartimi i një drafti të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo është bërë me dije për Radio Kosovën nga  zëdhënësi i Institutit gjerman “Friedrisch Ebert Stiftung”, Rene Schlee.

Institutit gjerman “Friedrisch Ebert Stiftung” (FES) ka konfirmuar se tashmë kanë përfunduar hartimin e një drafti të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në një përgjigje thënë për Radio Kosovën, zëdhënësi i këtij instituti, dega në Prishtinë, Rene Schlee, ka konfirmuar se tashmë është gati një draft i përmbajtjes për diskutim, por nuk ka sqaruar se çfarë përmban ky draft.

“Në këtë fazë mund ta konfirmojë që ne kemi përfunduar hartimin e statutit  dhe  në një të ardhme të afërt do të mblidhemi me partnerët tanë për të diskutuar se kur do të ketë  një organizim publik për prezantimin e Drafti për Asociacionin,” ka thënë Schlee për Radio Kosovën.

Lidhur me këtë i kontaktuar nga mediumi,  zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk ka marrë ndonjë përgjigje për këtë çështje.

Në shtator të vitit 2022 gazeta serbe “Večernje Novosti” kishte shkruar se një draft dokument për Asociacionin ishte hartuar nga zyra e FES-it në Beograd dhe Instituti Evropian i Paqes dhe se bazuar në këtë, ky draft –statuti i Asociacionit ishte vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Por FES, dega në Prishtinë,  kishte sqaruar se drafti i publikuar ishte i FES-it në Kosovë. Ata kishin thënë se nuk kishin pranuar nga asnjëra palë ndonjë kërkesë për hartimin e statutit të Asociacionit.

Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Evropian i Paqes në një reagim të tyre kishin shtuar se “Dy organizatat tona nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak, qeveria gjermane apo ndonjë palë tjetër për të hartuar një statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.  Diskutimet tona ishin të brendshme, duke përdorur informacione të njohur për publikun, për tema me interes publik, e cila është fushë ekskluzive e shoqërisë civile,” thuhej në reagimin e tyre.

Sidoqoftë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pati thënë se  janë të pavlera të gjitha dokumentet që hartohen për draftin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe nga organizata joqeveritare.

Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve për të krijuar një ambient për dialog ndërmjet palëve, duke kërkuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të procesit të dialogut.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 16/01/2023 16/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?