Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i alivanosur në një fushë në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se viktima ka ndërruar jetë.
“Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.


