Sipas njoftimit për media nga Policia, gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit i është gjetur një pistoletë e tipit “Bereta” me dy karikatorë dhe 26 fishekë të cilët ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.


