KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori Walker: Masakra e Reçakut bëri botën ta kuptonte se çfarë po ndodhte në Kosovë
Politikë

Ambasadori Walker: Masakra e Reçakut bëri botën ta kuptonte se çfarë po ndodhte në Kosovë

Kosova News
Kosova News 12:44 -15/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se është i lumtur se me çdo vit po rritet numri i njerëzve që po marrin pjesë në homazhe në përvjetorin e masakrës së Reçakut.

Ambasadori Walker po ashtu ka thënë se çdo vit në Kosovë vjen edhe për të parë përparimin në Reçak, Shtime e po ashtu në Kosovë dhe secilën herë largohet me përshtypje pozitive.

“15 janari i vitit 1999, ishte një ditë me mot të tmerrshëm, kishte borë, akull, ishte e vështirë të ngjiteshim në vendin ku ishin trupat që ishin vrarë një natë më parë. Sot, shikoj diellin duke ndriçuar, qiellin e katër, kjo simbolizon se gjërat definitivisht kanë ndryshuar, jo vetëm simbolikisht”, ka thënë Walker. “Unë kam marrë pjesë ndoshta në 15 ceremoni, ndërsa vi kryesisht për të parë njerëzit e fshatit Reçak, njerëzit që pash së pari në mizoritë e asaj dite. Shumë prej tyre nuk janë më me ne. Ishin të moshuar atëherë, në moshë time. Por, më pëlqen të shoh shumë fëmijë. Këtë vit kur ecëm te varret, nuk isha në gjendje të dalloja se cilat ishin familjet e viktimave e cilët ishin njerëz që duan të tregojnë respektin. Çdo vit numri i njerëzve që duan të tregojnë respektin po rritet”.

Osmani: Të masakruarit e Reçakut trokasin çdo ditë në ndërgjegjen tonë, propaganda e Vuçiqit i masakroi edhe një herë

Walker po ashtu ka thënë se është i lumtur që edhe vitet e fundit edhe institucionet qendrore të Kosovës po vijnë në homazhe.

Tutje Walker ka thënë se Masakra e Reçakut ishte moment kthese për Kosovën.

“Jo se ishte masakra e parë apo e fundit në këtë vend, por për një numër arsyesh gjërat u bënë bashkë. Ditën tjetër e gjithë bota e kuptoi për Reçakun. Ishte në ballina të gjithë botës. Në Serbi, Qeveria e Beogradit e z. Milosheviq dhe z. Vuçiq, nisën të bëjnë gjërat që të kujdeseshin që bota të mos dëgjonte për Reçakun apo ta pranonte versionin e tyre. Por, falë Zotit kjo nuk ndodhi. Mediumet botërore erdhën, transmetuan pamjet e asaj që po ndodhte në Kosovë, e si rrjedhojë erdhi intervenimi i NATO-s. Është fantastike të shoh atë që është bërë me Reçakun sot, është një vend që ka rëndësi të madhe për mua. Kam sjellë sot shokë të ngushtë dhe kam dashur të shohin se çfarë do të thotë Kosova për mua, çfarë rëndësie keni ju për mua”, tha ai

Ndërkohë ambasadori Walker duke folur për Kurtin tha se ka ardhur çdo vit dhe se është i gëzuar se tani vjen si kryeministër.

”Kryeministri vjen këtu për çdo vit që kam qenë këtu, jam i gëzuar që e shoh tani si kryeministër, jam i sigurt se e njëjta vlen edhe për presidenten Vjosa Osmani, por e njëjta nuk ishte tri vite më parë”, u shpreh ai.

Kurti nga Reçaku: Mohuesit e gjenocidit ëndërrojnë për përsëritjen e tij

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 15/01/2023 15/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila
18:09 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?