Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kërcënuar një grua në vendin e saj të punës në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Në raportin 24 orësh të Polcisë së Kosovës, thuhet se të premtën është arrestuar një person i dyshuar për kërcënim ndaj ankuesës femër gjersa ajo ishte duke punuar në vendin e saj të punës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


