KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si arriti të lirohet nga burgu i dyshuari për mashtrim në vlerë 800 mijë franga?
Siguri

Si arriti të lirohet nga burgu i dyshuari për mashtrim në vlerë 800 mijë franga?

Kosova News
Kosova News 17:49 -13/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria e Gjilanit ka nisur ta kontestojë vendimin e Gjykatës së Gjilanit, me të cilin Muhamed Shabani u la i lirë nga paraburgimi.

Shabani, i cili ishte paraburgosur me dyshimet se kishte mashtruar disa qytetarë për prona që kapnin vlerën prej 800 mijë frangash, u la i lirë vetëm 7 ditë pasi u burgos.

Më 27 dhjetor gjyqtari Veli Kryeziu kishte marrë vendim që t’i caktojë paraburgimin prej 30 ditësh Shabanit. Po i njëjti gjyqtar më 6 janar vendosi ta lirojë atë nga arresti, pas një kërkese që e kishte bërë mbrojtja ku ishte ofruar edhe një dorëzani prej 25 mijë eurosh.

Dosja e rastit tregon se Prokuroria e Gjilanit nuk është pajtuar me këtë vendim pasi në dosjen e lirimit mungon një vlerësim që do duhej ta ofronte prokurori.

Në një ankesë e cila është dorëzuar në Gjykatën e Apelit, Prokuroria thotë se gjyqtari Veli Kryeziu ka vepruar në kundërshtim me nenin 180, paragrafi 3 i Kodit të Procedurës Penale, i cili thekson se aktvendimi me të cilin pranohet dorëzania merret pas dorëzimit të mendimit të prokurorit të shtetit.

Në këtë rast, në ankesën e Prokurorisë përmendet se gjyqtari Veli Kryeziu në ditën kur kishte vendosur lirimin e të pandehurit nga paraburgimi, pra më 6 janar të këtij viti, i kishte kërkuar edhe mendim prokurorit të shtetit.

“Në shkresat e lëndës shihet se propozimi për deponimin e dorëzanisë që është bërë nga ana e mbrojtësit të të pandehurit, prokurorisë i është dorëzuar së bashku me aktvendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit dhe caktimit të dorëzanisë me datë 6 janar 2023”- thuhet në ankesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit drejtuar Gjykatës së Apelit.

Avokati i Shabanit, Sherif Sherifi, edhe në seancën e procedurës paraprake kishte njoftuar se ishin të gatshëm të ofronin para si dorëzani.

Një tjetër çështje që ka ngritur edhe Prokuroria e Gjilanit, e që pretendon se është shkelje e procedurave nga ana e gjyqtarit Kryeziu është edhe konfiskimi i pasaportës.

Shabani me dokumente figuron si shtetas i Serbisë më saktësisht nga fshati Miratovc, Komuna e Preshevës.

Ai me vendbanim është në Zvicër. Prokuroria në Gjilan në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit ka potencuar se Kryeziu nuk ka përfillur nenin 180, paragrafin 5 të Kodit të Procedurës Penale, i cili thotë se personit që i nënshtrohet aktvendimit me dorëzani i konfiskohet përkohësisht dokumenti i udhëtimit përveç nëse ka arsye bindëse për gjykatën që të mos e konfiskojë këtë dokument.

Sipas Prokurorisë, Gjykata është dashur ta marrë për bazë edhe shtetësinë e të pandehurit si dhe vendbanimin e të njëjtit.

Në vendimin e gjyqtarit Veli Kryeziu, kur ka caktuar masën e paraburgimit te arsyetimi përmendet edhe se deri të aktvendimi ka ardhur pasi që i pandehuri nëse lihet në liri mund të përsëris veprën e njëjtë penale apo edhe ndonjë vepër tjetër.

Madje Kryeziu që ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e Muhamed Shabanit, në caktimin e masës së paraburgimit ka potencuar se ka vlerësuar edhe masat e tjera të sigurisë për të siguruar prezencën e të pandehurit në seanca dhe kishte ardhur në përfundim se nga masat tjera asnjë nuk ishte adekuate përveç asaj të paraburgimit.

Në arsyetimin e vendimit për lirimin nga paraburgimi, gjyqtari Kryeziu ka thënë se pas ofrimit të dorëzanisë nuk kishte pasur më arsye ligjore për të cilat i ishte caktuar masa e paraburgimit.

“Të njëjtit do t’i ndërprehet masa e paraburgimit me dorëzani, si garancion se i pandehuri do t’i përgjigjet ftesave të kësaj gjykate për shkak se i njëjti mund të arratiset për t’iu shmangur ftesave të gjykatës dhe do të mund të jetë i paarritshëm për organet gjyqësore sidomos duke pasur parasysh edhe faktin se i njëjti ka vendbanim në shtetin e Serbisë dhe është shtetas i Serbisë”- thuhet në arsyetimin e gjyqtarit për lirimin nga paraburgimi të Shabanit.

Edhe vet avokati i Shabanit, Sherif Sherifi tha se gjykata nuk ka kërkuar konfiskimin e pasaportës së klientit të tij për shkak se ai ka disa vendbanime dhe është lehtë i kontaktueshëm.

Muhamed Shabani është arrestuar nën dyshimet se ka mashtruar një familje dhe disa persona të tjerë në lidhje me shitblerjen e disa parcelave dhe shtëpive në fshatin Kmetoc të Komunës së Gjilanit.

Vlera, e cila dyshohet se ishte marrë nga shitblerja, kap shifrën e 800 mijë frangave zvicerane.

Avokati i Shabanit, Sherif Sherifi, tha se në rastin e klientit të tij kanë qenë disa gabime teknike. Kjo pasi që nuk ka qenë vetë Shabani që ka bërë shitblerjen por një person tjetër, i cili gabimisht ka vendosur numrat e parcelave të cilat kanë qenë të shitura më parë.

Avokati Sherifi edhe në seancën e shqyrtimit fillestar kishte kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e Shabanit.

Të pyetur se kur është bërë njoftimi në përgjigje rekomandohet që të kontaktojmë me prokurorinë.

“Siç e cekëm më lartë, është në diskrecionin e gjyqtarit të vendos, duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës”- thuhet në përgjigjet e gjyqtarit.

 Tutje në përgjigje thuhet edhe se: “Është pranuar dorëzania në shumën prej 25 mijë Euro për ndërprerjen e masës së paraburgimit, gjithashtu është njoftuar i pandehuri se nëse nuk i përgjigjet ftesave të gjykatës dhe prokurorisë, ikë apo kryen ndonjë vepër tjetër penale, atëherë ndaj tij caktohet masa e paraburgimit dhe shuma e dorëzanisë do të konfiskohet dhe do të derdhet në buxhetin e Republikës së Kosovës”. Kallxo.

Gjithashtu lexoni:

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Kosova News 13/01/2023 13/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?
11:58 -24/07/2026
Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar
11:18 -24/07/2026
6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
11:12 -24/07/2026
Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
10:47 -24/07/2026
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
10:45 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?