Të stërmbushur dhe për këtë arsye shumë prej udhëtarëve kanë mbetur edhe këmbë pasi nuk kanë gjetur vend në 55 ulëset e autobusit.
Kjo është gjendja në një nga autobusët e shumtë që qarkullojnë në linjën Prishtinë-Prizren.
Lexues të KosovanNews kanë dërguar pamje ku shihet se përveç ulëseve autobusi është i mbushur edhe në mes me shumë udhëtarë.
Kujtojmë se rregulloret e trafikut nuk lejojnë që autobusët e trafikut ndër-urban të mbajnë kaq shumë persona në këmbe, për shkak të shpejtësisë së tyre që zhvillojnë.
Sidoqoftë përveç kësaj, lexuesit raportojnë se pronarët e autobusit nuk po u lëshojnë as kuponë fiskal për biletat që udhëtarët paguajnë.
Shmangie e tatimit nga autobusit që nuk lëshojnë kuponë fiskal është hasur edhe në të kaluarën dhe për këtë ATK ka ndëshkuar kompanitë.


