Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi që dyshohet se nuk i kishte dhënë të gjitha paratë viktimës, nga i cili kishte blerë një veturë.
Ky rast ka ndodhur më 3 janar në Fushë-Kosovë.
Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me një marrëveshje i kishte shitur veturën të dyshuarit mashkull kosovar, me ç ‘rast nga i njëjti kishte pranuar vetëm një pjesë të shumës dhe me këtë rast nuk e kishte zbatuar marrëveshjen. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.


