Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar prindin e një djali të mitur, pasi që ai bashkëjetonte me një vajzë të mitur.
Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë dhe është duke u trajtuar si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i biri i tij i mitur, mashkull kosovar ishte duke bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


