Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar dy persona të kërkuar, një në Kaçanik dhe një tjetër në Hanin e Elezit dhe që të dy janë dërguar janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Me datën 10.01.2023 në ora 14:30 në rrugën ‘’Ismajl Raka’’ në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës J.L (M/K) i moshës 26 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditëve.
Ndërsa, në ora 21:25 në Pikën Kufitare Hani Elezit është ndaluar e më pas është arrestuar nga policët e stacionit të Hani Elezit personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës XH.L (M/K) i moshës 35 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kalimi i paautorizuar i kufirit ’’ me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, apo 300 euro.
Policia njofton se pas kompletimit të dokumentacioneve, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./KosovaNews


