KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hungaria do të votojë kundër Kosovës në institucionet evropiane, thotë ministri Szijjarto
Politikë

Hungaria do të votojë kundër Kosovës në institucionet evropiane, thotë ministri Szijjarto

Kosova News
Kosova News 13:25 -10/01/2023
Shpërndaje
epa10397879 Hungarian Minister of Foreign Affairs and Trade Peter Szijjarto (R) receives Serbia's Foreign Minister Ivica Dacic in his office in Budapest, Hungary, 10 January 2023. EPA-EFE/Noemi Bruzak HUNGARY OUT
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë sot në Budapest se vendi do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane.

“Qëndrimi ynë është se do të vinte në rrezik arritjen e një kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do ta pranonin Kosovën përpara se të arrinin një marrëveshje. Dhe për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, theksoi Szijjarto duke iu përgjigjur pyetjeve nga gazetarët, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, transmeton KosovaNews.

Szijjarto theksoi se Hungaria është me të vërtetë e interesuar për të gjetur një zgjidhje të bazuar në një dialog real.

“Dhe kjo është arsyeja pse ne pranuam udhëheqjen e forcave të KFOR-it në Kosovë, sepse menduam se ndoshta në atë mënyrë mund të kontribuonim në sigurimin e paqes. Ne duam që të arrihet një kompromis sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Szijjarto.

Daçiq: Duam një marrëveshje politike për çështje të hapura

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Serbia është e vendosur të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, si dhe se dëshiron një marrëveshje politike për të gjitha çështjet e hapura.

Në një konferencë me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, ai tha se Serbia beson se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis dhe se është shumë e ndjeshme për faktin se ajo trajtohet në përputhje me politika të standardeve të dyfishta kur bëhet fjalë për integritetin territorial.

“Integriteti territorial ose është parim ose nuk është, nuk mund të qëndrohet në një rast dhe të thuhet ndryshe. Kur flasim për këtë mendojmë se e dinë të gjithë, por ndoshta në Evropë nuk e dinë, por ndoshta nuk ka rëndësi që Jugosllavia ishte një shtet federal i përbërë nga gjashtë njësi federale dhe ato gjashtë kishin të drejtën të krijonin shtetet e tyre”, tha Daçiqi.

Ai kujtoi se ish-RSFJ përbëhej nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Sllovenia dhe se Serbia kishte dy krahina.

“Për ju hungarezët e keni të qartë se çfarë është Vojvodina, dhe kjo është njësoj si Kosova. Sipas të drejtave kushtetuese, si ka mundur dikush ta shpallë pavarësinë e Kosovës pa pëlqimin e Beogradit, por nuk ka mundur. Është e paligjshme. Dikush mundet ta pranojë dhe nuk duhet. Në këtë moment, 106 shtete në botë nga 193 nuk e njohin Kosovën. Kosova mund të llogarisë më së shumti në 84 vota në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, tha më tej ministri serb.

Ai ka theksuar se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur, dhe shtoi se derisa të arrihet një zgjidhje politike, pranimi i Kosovës në KE është absolutisht i papranueshëm, sepse aty pranohen vetëm shtetet.

“Përndryshe, si mund të pranohet në BE kur janë pesë vende që nuk e kanë njohur”, tha Daçiq.

Ai kujtoi se kur foli së fundmi me Szijjarton, ai i tha se përpara se të arrihet një marrëveshje, Hungaria nuk do të mbështesë pranimin në KiE dhe se ai supozon se e njëjta vlen edhe për BE.

“Është një çështje statusi që duhet të vijë pas arritjes së një marrëveshjeje”, tha ministri serb i Punëve të Jashtme. 

Gjithashtu lexoni:

Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra

Ambasada amerikane: “Defender Europe 25” dëshmon forcën e partneritetit SHBA-Kosovë

Petkoviq i ankohet BE-së se Bislimi e solli në dialog çështjen e Luginës së Preshevës dhe të drejtave të shqiptarëve atje

Kurti u takua me Presidentin e Parlamentit të Saxony-Anhalt, Gunnar Schellenberger

Vdekja e 17 vjeçarit Geltijan Shala, anëtari i NISMA-s dorëhiqet nga Kuvendi i Prizrenit

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Ish-kryesindikalisti i RTK-së ia rendit Hykmete Bajramit punësimet dhe avancimet e familjarëve të LDK-së gjatë kohës së qeverisë Kurti dhe keqpërdorimet në të kaluarën
22:56 -03/06/2025
Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK-së për bashkëpunim me ShBA-në dhe partnerët e NATO-s
22:22 -03/06/2025
Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra
21:47 -03/06/2025
Hajdari: Një sukses i radhës – rritja e investimeve gjermane të qëndrueshme nga Bavaria në Kosovë
21:40 -03/06/2025
SHBA-ja po përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë
20:57 -03/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?