KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama mbledh sot në Tiranë krerët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut
Rajon

Rama mbledh sot në Tiranë krerët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Kosova News
Kosova News 12:39 -10/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të presë ditën e sotme në një takim përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë Veriut.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH-së  dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët do të jenë të pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama. Tema që pritet të diskutohet janë zhvillimet politike në Shkup dhe ngërçi me Bullgarinë.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, i cili është dhe ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se takimi në Tiranë synon shkëmbimin e mendimeve për çështjet aktuale në rajon.

“Sipas informacioneve që kam, takimi në Tiranë është i Vitit të Ri dhe synon shkëmbimin e mendimeve për disa çështje aktuale në rajon, si dhe pritshmëritë për vitin e ri, i cili sjell më shumë sfida. Por takimi nuk ka një axhendë të paracaktuar, të saktë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe kujtojmë se e dëshmoi veçanërisht në negociatat me Bullgarinë, kur fjalë për fjalë, dikur duke u ekspozuar dhe në kurriz të interesave të Shqipërisë, mbrojti pozicionet maqedonase. Nuk ka nevojë të krijohet konspiracion për ato takime”, tha Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Dita e 25-të e protestave në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Hoxha takon ish-presidentin francez, François Hollande

Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës, ish-presidenti kërkon ekspertizë të pavarur financiare

Reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike

Veteranët e UÇK-së – protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
83%
1 km/h
Thu
31 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Gjyqi i dytë ndaj Thaçit – gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?
22:48 -24/06/2026
Vajza e Tahir Sinanit reagon ashpër pas postimit të Taulant Ballës: E vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do t’ua thyejë qafën
21:57 -24/06/2026
Gjendet pa shenja jete një i mitur në Gjakovë, policia fillon hetimet
21:51 -24/06/2026
Pacolli: Për herë të parë deponitë sanitare hapen për qytetarët
20:52 -24/06/2026
Xhaka starton për Zvicrën në ndeshjen ndaj Kanadasë
20:23 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?