KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Departamenti amerikan i Shtetit kritikon sulmin e Vuçiqit ndaj Josephit
Politikë

Departamenti amerikan i Shtetit kritikon sulmin e Vuçiqit ndaj Josephit

Kosova News
Kosova News 08:52 -10/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktika të pista kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur ndaj Edward Joseph, shkroi në Twitter Departamenti amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë.

Përveç këtij njoftimi, Joseph e publikoi edhe deklaratën ku ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë akuza serioze dhe të pabaza ndaj tij gjatë një paraqitjeje në një televizion në Serbi më 30 dhjetor.

Departamenti amerikan i Shtetit shtoi se zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën.

“Ne vlerësojmë ata që ndërtojnë shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, tha DASH-i.

Ky postim në Twitter u shoqërua me një fotografi të Josephit me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Smear tactics against private citizens, like those used against @edwardpjoseph, have no place in democratic societies. Independent voices and civil society organizations promote accountability and transparency. We value those building a peaceful society in the Western Balkans. https://t.co/uJpm7xTZII pic.twitter.com/9D6r2HxfdS

— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) January 9, 2023

Çfarë tha Vuçiqi?

Më 30 dhjetor, gjatë një paraqitjeje në televizionin Prva, Aleksandar Vuçiq, e quajti Edward Josephin, – ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ish-kreu i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – “bot shqiptar” lidhur me atë që Joseph kishte deklaruar një ditë më parë në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Duke e quajtur “bastard” Josephin, Vuçiq po ashtu deklaroi për televizionin serb se ky ekspert i Ballkanit merr “shumë para nga lobi shqiptar”.

Presidenti serb nuk ofroi dëshmi për këto pretendime.

Çfarë tha Joseph në intervistë dhe pas deklaratës së Vuçiqit?

Gjatë intervistës për REL-in, mes tjerash, Joseph potencoi se sa i përket barrikadave të ngritura nga një grup i serbëve lokalë në veri të Kosovës, që bllokuan rrugët për pothuajse tri javë, Vuçiq “po manipulonte Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian”.

Ai po ashtu tha se qetësia në Kosovë, pas heqjes dorë nga barrikadat, do të zgjasë “deri kur Aleksandar Vuçqi të vendosë se i duhet një krizë e re në Kosovë”.

Pas akuzave të Vuçiqit, Joseph shkroi në Twitter se ato janë “krejtësisht të rreme” sa i përket lidhjeve të pretenduara financiare mes tij dhe “lobit shqiptar”.

On 30 December, President @avucic forcefully alleged on Serbian TV that I am an Albanian agent, “getting lots of Albanian cash”, only a portion of which I report as income. ? 1/ https://t.co/LT6oKao6pe

— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) December 31, 2022

“Alekskandar Vuçiq nuk ka dëshmi për t’i mbështetur këto akuza serioze sepse lidhje të tilla nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë. Qëndrimet e mia janë produkt i dhjetëra viteve në terren – në të gjitha konfliktet në Ballkan, përfshirë edhe vitet e luftës”, shkroi Joseph.

Ai shtoi se duke e ofenduar dhe sulmuar personalisht atë, Vuçiq tregoi edhe një herë karakterin e tij.

“‘Nepristojan’ është një fjalë e sjellshme serbe për sjelljen ngacmuese të Vuçiqit. Diplomatët duhet të respektojnë zyrën e presidentit serb. Banorët? Jo dhe aq”, theksoi Joseph.

By suggesting that I am shilling for cash, Vucic also opens the door to questions about who #Belgrade & Banja Luka are paying for influence – and what policies/projects they are pushing – in #Washington. 7/

— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) December 31, 2022

Gjithashtu lexoni:

Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra

Hajdari: Një sukses i radhës – rritja e investimeve gjermane të qëndrueshme nga Bavaria në Kosovë

Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit

Ambasada amerikane: “Defender Europe 25” dëshmon forcën e partneritetit SHBA-Kosovë

Tepiq: Franca ka prova për lidhjet e Vuçiçit me kartelet e drogës

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Ish-kryesindikalisti i RTK-së ia rendit Hykmete Bajramit punësimet dhe avancimet e familjarëve të LDK-së gjatë kohës së qeverisë Kurti dhe keqpërdorimet në të kaluarën
22:56 -03/06/2025
Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK-së për bashkëpunim me ShBA-në dhe partnerët e NATO-s
22:22 -03/06/2025
Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra
21:47 -03/06/2025
Hajdari: Një sukses i radhës – rritja e investimeve gjermane të qëndrueshme nga Bavaria në Kosovë
21:40 -03/06/2025
SHBA-ja po përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë
20:57 -03/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?