KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zv.shefi i NATO-s: KFOR-i shumë vigjilent dhe ka kapacitete për ta zbatuar mandatin nga OKB-ja
Politikë

Zv.shefi i NATO-s: KFOR-i shumë vigjilent dhe ka kapacitete për ta zbatuar mandatin nga OKB-ja

Kosova News
Kosova News 20:39 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zv. sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Goana, ka thënë se KFOR-i mbetet vigjilent dhe se ka aftësinë dhe personelin për ta implementuar plotësisht mandatin që i buron nga Kombet e Bashkuara.

Geoana gjatë takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të gjitha përpjekjet që synojnë avancimin drejt integrimit evropian edhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Zv.sekretari i përgjithshëm Geoana vuri në pah përpjekjet intensive të bëra nga aleatët e NATO-s dhe Bashkimi Evropian për të zbutur tensionet, veçanërisht në veri të Kosovës. Gjithashtu nënvizoi mbështetjen kryesore të ofruar nga misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dhe nga misioni i Sundimit të Ligjit i BE-së (EULEX) në largimin e suksesshëm të barrikadave, që ndihmoi të rivendoset liria e plotë e lëvizjes në mbarë Kosovën. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë e personelin për të zbatuar plotësisht në baza ditore mandatin që i buron nga OKB-ja, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit e Prishtinës – si platforma kryesore për të ndërtuar paqe dhe siguri të qëndrueshme për gjithë rajonin – dhe të gjitha përpjekjet që synojnë në avancimin drejt integrimit evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatën e NATO-s.

Në vizitën në selinë e NATO-s, Escobar e Lajçak, kanë informuar ambasadorët e NATO-s mbi angazhimet e tyre diplomatike me të gjitha palët në rajon.

Lajçak tregon se çka diskutoi me Escobarin dhe gjeneral Geoana

Gjithashtu lexoni:

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme
19:09 -08/06/2026
Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%
18:53 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?