KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti e Rizvanolli: Dy muajt që kemi para nesh janë kritikë në përballje me krizën energjetike
Ekonomi

Kurti e Rizvanolli: Dy muajt që kemi para nesh janë kritikë në përballje me krizën energjetike

Kosova News
Kosova News 19:00 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një video-mesazhi të përbashkët, kanë paralajmëruar se dy muajt e ardhshëm do të jenë kritikë në përballje me krizën energjetike.

Kurti ka thënë se për furnizim të rregullt e me çmime të përballueshme është i nevojshëm kursimi i energjisë elektrike.

“Dua t’ju rikujtoj që dy muajt që kemi para nesh janë kritik në përballje me krizën energjetike. Andaj për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj e të Republikës së Kosovës, u bëj thirrje dhe inkurajoj që ta vazhdoni e ta intensifikoni kursimin e energjisë”, ka theksuar Kurti.

Ai u ka thënë qytetarëve që nëse kanë mënyra të tjera të ngrohjes, përveç energjisë elektrike, t’i shfrytëzojnë ato dhe se Qeveria do të vijojë të bëjë gjithçka për të ju lehtësuar përballjen me krizën energjetike.

Ai ka folur edhe për mjetet që Qeveria ka ndarë deri më tani për të subvencionuar energjinë.

“Të dashur qytetarë, për të ju ndihmuar në përballje me krizën energjetike kemi ndarë mbi 95 milionë euro. Qe nga muaji shkurt kemi subvencionuar faturat e energjisë elektrike për të gjithë juve. Kemi paguar mbi 52 milionë euro për familje dhe mbi 37 milionë euro për biznese, për faturat e periudhës shkurt-dhjetor 2022. Që nga muaji shtator kemi dhënë subvencion shtesë për mbi 200 mijë familje që kanë kursyer energjinë deh që nga tetori kemi subvencionuar blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje për mbi 8 mijë familje”, është shprehur Kurti.

Ndërsa ministrja Rizvanolli ka falënderuar qytetarët, të cilët, sipas saj, kanë ndihmuar në zbutjen e krizës. “Të dashur qytetarë në zbutje të krizës keni ndihmuar edhe ju, secili e secila që jeni kujdesur për të racionalizuar konsumin e energjisë elektrike. Pas katër vjetësh të rritjes së konsumit të energjisë elektrike, gjatë vitit që lamë pas, për herë të patë është ulur konsumi nga familjet. Vetëm në nëntor familjet kanë shpenzuar 15% më pak energji elektrike në krahasim me vitin paraprak”, ka deklaruar Rizvanolli.

Lexoni edhe:

Kurti: Kemi mbyllur 16 rrugë ilegale në veri të vendit

Gjithashtu lexoni:

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme
19:09 -08/06/2026
Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%
18:53 -08/06/2026
Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota
18:36 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?