KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Oliver Jens Schmitt: Në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa – ajo është Serbia
Politikë

Oliver Jens Schmitt: Në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa – ajo është Serbia

Kosova News
Kosova News 10:50 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Historiani zviceran dhe profesori në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, ka kritikuar BE-në për mungesë presioni ndaj Serbisë, e cila, sipas tij, vazhdon të mbetet faktor negativ dhe destruktiv. Sipas Schmitt kryeministri Albin Kurti dallon nga paraardhësit e tij ndaj të cilëve BE mund të ushtronte lehtë presion ngase ishin të diskredituar nga aktivitetet me gjasë kriminale.

Në një intervistë dhënë gazetares Adelheid Wölfl të gazetës austriake “Der Standard”, historiani i njohur Oliver Jens Schmitt ka akuzuar Serbinë për eskalim të situatës në Kosovë.

Schmitt theksoi se kriza në veri të Kosovës nuk mund të shihet jashtë kontekstit të sulmit rus në Ukrainë. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse ka premtuar përkrahje të plotë për Serbinë, pra ndërlidhja e të dyja krizave është bërë nga vetë Rusia.

Me këtë prapavijë Serbia është duke ndërtuar kulisën e kërcënimit. Schmitt nenvizoi se po shihet qartë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka ndryshuar kurrë, ai mbetet çfarë ka qenë: ministër i propagandës i Sllobodan Millosheviqit.

Vuçiq, sipas Schmitt, po e përdor gjuhën e dikurshme duke e quajtur “llum terrorist” kryeministrin kosovar, i cili si lider studentor ka qenë në burgjet serbe.

Në pyetjen se a po synon Vuçiqi me manovrat e tij ndarjen e Kosovës dhe grabitjen e veriut, historiani Schmitt u përgjigj: “Ai (Vuçiq) e ka zgjeruar fushën manovruese. Por pjesë të rëndësishme të elitës serbe nuk janë të gatshme të heqin dorë nga Kosova në tërësi, ndonëse nuk shpjegojnë se si do te mund ta qeverisnin vendin kundër vullnetit të shumicës së popullsisë. Nuk është e sigurt nëse Vuçiqi e sheh si kërkesë maksimale marrjen e veriut. Ndarja – e cila nga pikëmapja perëndimore duhet të hidhet poshtë – për Vuçiqin nuk do të ishte fundi i historisë. Disa vëzhgues mendojnë se me aneksimin e disa pjesë të Ukrainës do të kënaqeshin pretendimet ruse. Por në aspektin afatgjatë Putini nuk do të rrinte i qetë nëse do të merrte 20 për qind të Ukrainës – dhe Vuçiq nuk do të ishte i kënaqur përfundimisht nëse do të merrte veriun e Kosovës”, shkruan KOHA.

Schmitt kritikoi Bashkimin Europian për mirëkuptimin maksimal ndaj Serbisë duke theksuar se ky vend është faktor i rëndësishëm. “Kjo është e vërtetë. Por Serbia është para së gjithash faktor negativ dhe destruktiv. Shkaku i problemit është qeveria serbe, kjo duhet të thuhet qartë”.

Në konstatimin e gazetës së qeveria e Albin Kurtit javëve të fundit vazhdimisht është detyruar të lëshojë pe, pasi këtë e kanë kërkuar SHBA-të dhe BE, Oliver Schmitt u përgjigj: “Kurti ka ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve demokratike. Kurti është zgjedhur edhe për shkak se dëshironte të arrinte një pavarësi më të madhe nga shtetet perëndimore. Ky është qëndrim legjitim duke pasur parasysh se ndaj paraardhësve të tij Perëndimi lehtë mund të bënte presion për shkak të komprometimit të tyre me gjasë kriminal. Shtetet perëndimore nuk duhet të kenë interes ta dobësojnë qeverinë Kurti, aq më tepër që Kosova, në krahasim me Serbinë, është demokraci funksionale. BE dhe SHBA duhet ta kenë po ashtu parasysh se kërkesat e tyre ndaj qeverisë kosovare mund të nxisin strukturat paralele serbe dhe potencialisht mund ta destabilizojnë Kosovën”.

Schmitt deklaroi se në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa: ajo është Serbia.

“Do të ishte e rëndësishme që edhe popullsisë serbe t’i bëhet e qartë se kjo nuk tolerohet më”, tha Schmitt. Ai kërkoi që BE ta vë Serbinë para zgjedhjes: të heq dorë nga loja e dyfishtë mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës dhe të vendosë për apo kundër integrimit në BE. “Fundja Serbia nuk mund ta ndryshojë gjeografinë: ajo është e rrethuar me shtete të BE-së dhe NATO-s. BE nuk e ka shfrytëzuar deri më tani fuqinë e saj dhe nuk i ka bërë presion Serbisë”.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?