KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Mehaj me video-mesazh drejtuar të rinjve: Bëhuni ushtarë të Kosovës
Siguri

Ministri Mehaj me video-mesazh drejtuar të rinjve: Bëhuni ushtarë të Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:47 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, iu ka bërë thirrje të rinjve dhe të rejave të Kosovës që t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mehaj ka thënë se kanë mbetur edhe një javë deri në mbylljen e procesit të tretë të rekrutimit brenda dy viteve.

“Të dashur qytetarë, të rinj e të reja të këtij vendi. Kanë mbetur vetëm edhe një javë deri me datën 15 janar kur do të mbyllim zyrtarisht konkursin e rekrutimit të 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve të komponentës rezervë. Pra një javë deri të mbyllja e procesit të tretë të rekrutimit brenda dy viteve, për t’i shtuar në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe 1000 të rijnë që do t’i shërbejnë atdheut. Kanë mbetur vetëm edhe 168 orë kur do të filloj procesi i përzgjedhjes së atyre që do të bartin uniformen e nderit, simbolin e shtetit dhe besimin e popullit. Andaj të rinj e të reja të këtij vendi, pa dallim etnie, ju ftoj të aplikoni për t’iu bashkangjitur Ushtrisë së Republikës së Kosovës që ka një vizion të qartë drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë Mehaj.

Ministria e Mbrojtjes prej 15 dhjetorit 2022 e deri më 15 janar 2023 e ka hapur konkursin për rekrutimin e 612 ushtarëve aktiv  dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë të  Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton KosovaNews.

Ky konkurs është i hapur për të gjithë ata që janë të interesuar dhe i plotësojnë kushtet për të qenë në forcat e armatosura.

“Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat se mundësia e konkurrimit është për të gjithë të interesuarit për aplikim nga mosha 18 – 25 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës. Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret,  si  dhe  dokumentet e kërkuara për aplikim, ju njoftojmë në shpallje të konkursit që është në linkun:  https://mod.rks-gov.net”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kandidatët duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online dhe t’i bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Këtu gjeni formularin:

https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Ministria e Mbrojtjes edhe në këtë rast thekson se të gjithë të interesuarve, ju garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve  ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.

“Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacione të të gjithëve me inkurajim të vajzave e grave dhe të gjithë të rinjëve e të rejave pa dallim nga përkatësia e tyre etnike. Bëhu ushtar i Republikës së Kosovës!”, thuhet në njoftim nga MM./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK-së për bashkëpunim me ShBA-në dhe partnerët e NATO-s

Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra

Hajdari: Një sukses i radhës – rritja e investimeve gjermane të qëndrueshme nga Bavaria në Kosovë

Parandalohet kontrabanda me mallra në pjesën veriore të Kosovës

Mbretëria e Bashkuar: Kënaqësi të shohësh FSK-në duke bashkëpunuar për “Defender 25:

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Ish-kryesindikalisti i RTK-së ia rendit Hykmete Bajramit punësimet dhe avancimet e familjarëve të LDK-së gjatë kohës së qeverisë Kurti dhe keqpërdorimet në të kaluarën
22:56 -03/06/2025
Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK-së për bashkëpunim me ShBA-në dhe partnerët e NATO-s
22:22 -03/06/2025
Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra
21:47 -03/06/2025
Hajdari: Një sukses i radhës – rritja e investimeve gjermane të qëndrueshme nga Bavaria në Kosovë
21:40 -03/06/2025
SHBA-ja po përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë
20:57 -03/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?