Një 25-vjeçar raportohet të jetë arrestuar në Serbi.
Kjo është bërë e ditur përmes një publikimi në një grup ku bëhet thirrje për bojkotim të produkteve serbe.
Një qytetar ka njoftuar se një shtetas nga Kosova, Tefik Sejdiu, i moshës 25 vjeçare është arrestuar në Serbi.
Blerton Ademi, ka shkruar se bëhet fjalë për Sejdiun, që sipas tij është arrestuar nga një agjent i policisë serbe.
“Policia serbe vazhdon terrorin ndaj shtetasve të Kosovës. Tefik Sejdiu i moshës 25 vjeçare u arrestua sot nga agjent të policisë serbe gjatë udhëtimit nëpër Serbi”, ka shkruar ai.
Lidhur me këtë ngjarje nuk është dhënë ende ndonjë konfirmim nga autoritetet zyrtare të Kosovës, por që muajve të fundit nga serbët ka pasur vazhdimisht provokime nga më të ndryshme drejtuar shtetasve të Kosovës.


