Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Ferizaj-Shtime.
Në aksident janë të përfshira dy automjete, respektivisht dy kombi, ku njëri prej tyre si pasojë e përplasjes është kapluar edhe nga flakët.
Raportohet se në këtë aksident ka edhe të lënduar, ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.


