Është liruar për qarkullimin e automjeteve rruga Shtërpcë – Prevallë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, duke thënë se protesta ka përfunduar rreth orës 12:30 dhe ka kaluar e qetë.
“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente. Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rruga ishte mbyllur për shkak të mbajtjes së protestës në Shtërpcë nga serbët lokal atje.


