Një burrë i moshës 61- vjeç është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Rasti është lajmëruar në polici rreth orës 01:40 dhe këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes (në shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, është shprehur Ahmeti.
Tutje, Ahmeti bënë të ditur se me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për këtë rast.


