KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetët e Komisionit për Siguri thonë se kthimi i trupave serbe në Kosovë është i pamundur
Siguri

Deputetët e Komisionit për Siguri thonë se kthimi i trupave serbe në Kosovë është i pamundur

Kosova News
Kosova News 21:57 -07/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 16 dhjetor Serbia i ka dorëzuar kërkesë KFOR-it që një mijë trupa ushtarake dhe policore saj t’i sjellë në Kosovë.

Pasi e shqyrtoi për rreth tri javë, misioni të premten i dorëzoi Beogradit përgjigjen, por pa e treguar përmbajtjen e saj.

“Mund të konfirmojmë se përgjigja e KFOR-it ndaj kërkesës serbe është përcjellë, por nuk hyjmë në detajet e korrespondencës së NATO-s. KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, kanë thënë nga KFOR-i në një përgjigje për telegrafin.

Ndërkohë në mediat serbe është raportuar se përgjigja e KFOR-it është pozitive, pavarësisht që zyrtarët e institucioneve të Serbisë nuk janë deklaruar rreth përmbajtjes së përgjigjes.

E anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kosovë po konsiderojnë që kthimi i trupave serbe në Kosovë është i pamundur.

Kryetari i këtij komisioni, Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kërkesa është pjesë një spektakli të krijuar nga Beogradi.

“Është e pakuptimtë që një ushtri që ka kryer gjenocid në Kosovë të kthehet prapë dhe kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë dhe përgjigje me siguri është në këtë frymë, pra nuk pranohen trupa serbe në Kosovë sepse këtë gjë ata e dinë prandaj krejt kjo është një show i tyre për konsum të brendshëm politik dhe asgjë më tepër”, ka deklaruar Dugolli për rtvd.

Ai ka treguar edhe arsyen pse një gjë e tillë është e pamundur.

“Çdo trup e huaj në Kosovë, shkon përmes marrëveshjeve që shteti I Kosovës do ti bënte në këtë rast nuk behet fjalë për asnjë marrëveshje me Serbinë sepse ajo nuk e njeh Kosovën”, është shprehur deputeti.

Njëjtë mendon edhe anëtari i këtij komisioni nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

“Kjo thjeshtë është një lojë të cilën besoj që NATO nuk bjen në këtë provokim dhe besoj që përgjigja ka qenë e papërshtatshme për vetë Serbinë. Ky spektakël medial që po bëhet është vetëm për konsum të brendshëm politik atje”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë, Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka shkruar lidhur me këtë kërkesë të Serbisë duke thënë se kësaj të fundit nuk i ka pëlqyer përgjigja që ka marrë nga KFOR-i, sepse po të ishte ndryshe, sipas saj, Serbia do të ngutej për ta publikuar.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Kosova News 07/01/2023 07/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?